Moska i ndalon hyrjen kryeministrit irlandez dhe 51 politikanëve të tjerë: Po bëjnë fushatë agresive anti-ruse

Rusia i ka ndaluar hyrjen në vend 52 politikanëve irlandezë, duke përfshirë kryeministrin Michal Martin , ndërsa akuzon Dublinin se po zhvillon “një fushatë agresive propagandistike anti-ruse”.
Ndalimi, i cili përfshin gjithashtu zëvendëskryeministrin Leo Varadkar, ministrat e jashtëm, të drejtësisë dhe financave dhe disa deputetë, është i fundit në një mori lëvizjesh kryesisht simbolike nga Rusia kundër figurave të shquara perëndimore që kanë dënuar luftën në Ukrainë.
Si anëtare e Bashkimit Evropian, Irlanda merr pjesë në sanksionet kundër Rusisë për pushtimin e saj të Ukrainës më 24 shkurt, dhe të dy vendet kanë dëbuar diplomatët e njëri-tjetrit./ CNN.gr
/rtsh.al/