E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Studimi: Ngrohja globale do të nxisë stuhi shumë më të fuqishme deri në vitin 2030

Stuhi shumë më të fuqishme për shkak të ngrohjes globale do të zhvillohen deri në vitin 2030, dekada më herët se sa pritej më parë, sugjeron studimi i ri.

Studiuesit kanë analizuar 70 vjet të dhëna të besueshme të temperaturës së sipërfaqes së ujit në Oqeanin Paqësor për të modeluar ndryshimet në Lëkundjen Jugore El Niño (Enso) sipas parashikimeve aktuale të ngrohjes globale. Enso është luhatja më e rëndësishme klimatike e planetit nga viti në vit dhe një nxitës kryesor i thatësirave ekstreme dhe përmbytjeve. Ai nxitet nga ndryshimet në temperaturat e sipërfaqes së ujit në Oqeanin Paqësor, i cili luhatet midis fazave të ngrohta El Niño, La Niña fazave të ftohta dhe fazave neutrale. Gjatë një ngjarjeje La Niña, uji i ngrohtë sipërfaqësor shtyhet drejt Azisë dhe veriut të Australisë nga erërat e forta që fryjnë në perëndim përtej Oqeanit Paqësor.

Në një El Niño, temperaturat e sipërfaqes së ujit në Oqeanin Paqësor janë më të ngrohta se mesatarja dhe erërat dobësohen ose ndryshojnë. Rezultati është reduktimi i reshjeve mbi Indi, Indonezi dhe Australinë veriore.

“Në fakt, ne mund të fillojmë t’i shohim këto ndryshime në dekadën e ardhshme”, tha bashkëautori i studimit Dr Agus Santoso, nga qendra kërkimore e ndryshimeve klimatike të Universitetit të Uellsit të Ri Jugor.

“Ne duhet të jemi më të përgatitur për thatësira të zgjatura dhe përmbytje ekstreme në të ardhmen. Përmbytjet janë ndoshta më shkatërruese se thatësira në aspektin e infrastrukturës, por thatësira ka shumë ndikim në aspektin e bujqësisë, të dyja anët e medaljes kanë humbje të konsiderueshme ekonomike”, shtoi ai./ The Guardian

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›