E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çamët kërkojnë zbatimin e Rezolutës së votuar në 2004

TIRANË-PDIU-ja, duke e konsideruar të miratuar rezolutën came, referuar hetimeve të zhvilluara nga administrata e Kuvendit, kërkoi sot zbatimin e cdo pike të përmbajtjes së saj, menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare.

Nëpërmjet një konference për shtyp të ish drejtuesit të shoqatës "Çamëria", PDIU-ja kërkon që "komunitetit çam t’i njihen dhe jepen të gjithë të drejtat sipas Konventës Europiane të lirive dhe të drejtave të njeriut, si katalogu më i plotë i lirive dhe i të drejtave të njeriut që lidhen me kërkesat tona si e drejta e shtetësisë, e mosdiskriminimit, e pronës". Një tjetër pikë shumë e rëndësishme e kësaj rezolute është shfuqizimi i ligjit të luftës dhe heqja e sekuestros konservative mbi pasuritë e shqiptarëve në përgjithësi dhe çamëve në veçanti.

Duke kthyer në vëmendje datën 8 prill 2004 kur rezoluta came realisht kishte marrë mbështetjen e mazhorancës parlamentare, në deklaratë thuhet : "Se ç’ka ndodhur atë ditë, si dhe pse u mor ai vendim për ta quajtur të rrëzuar dhe pse u zbulua pikërisht sot se ajo rezolutë është miratuar, ne nuk e dimë dhe ngelemi në pritje të sqarimeve të hollësishme. Ne mbajmë mend se atë ditë luftuam shumë që ajo rezolutë të miratohej. Disa nga ne përfunduan dhe në qeli , disa u përgjakën.

Nëse do kujtojmë atë ditë, atëherë ne duhet të ndihemi të lumtur që ia dolëm në përpjekjet tona dhe që ai tekst quhet sot i miratuar. Kjo rezolutë përbën një gur të rëndësishëm kilometrik drejt destinacionit tonë final, vënien në vend të një padrejtësie historike", përfundon deklarata.

DEKLARATË E PLOTË E MBAJTUR SOT NGA ISH KRYETARI I SHOQATËS ÇAMËRIA, Z. SERVET MEHMETI
Dje Kuvendi i Shqipërisë i dha përgjigje zyrtare kërkesës së dy deputetëve të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri në lidhje me rezolutën e 8 prillit 2004. Sipas hetimeve të zhvilluara nga administrata e Kuvendit, ajo rezolutë duhet konsideruar si e miratuar.

Se ç’ka ndodhur atë ditë, si dhe pse u mor ai vendim për ta quajtur të rrëzuar ; pse u zbulua pikërisht sot se ajo rezolutë është miratuar, ne nuk e dimë dhe ngelemi në pritje të sqarimeve të hollësishme.

Ne mbajmë mend se atë ditë luftuam shumë që ajo rezolutë të miratohej. Disa nga ne përfunduan dhe në qeli ; disa u përgjakën. Nëse do kujtojmë atë ditë, atëherë ne duhet të ndihemi të lumtur që ia dolëm në përpjekjet tona dhe që ai tekst quhet sot i miratuar.

Kjo rezolutë kërkon që të na njihen dhe jepen të gjithë të drejtat sipas Konventës Europiane të lirive dhe të drejtave të njeriut. Dihet se kjo Konventë është katalogu më i plotë i lirive dhe i të drejtave të njeriut që lidhen me kërkesat tona si e drejta e shtetësisë, e mosdiskriminimit, e pronës.

Kjo rezolutë kërkon të shfuqizohet pasoja kryesore e ligjit të luftës- sekuestroja konservative mbi pasuritë e shqiptarëve në përgjithësi dhe çamëve në veçanti ;

Ky tekst do ishte shumë mirë të ishte shpallur atë ditë.

Por ne nuk mundëm atë ditë ta detyronim Parlamentin të ishte i guximshëm. Miërpo sot falë PDIU-së ne më në fund ushtruam mjaftueshëm presion ndaj Parlamentit shqiptar që ky i fundit të përballte presionet greke dhe të pranonte 9 vite me vonesë miratimin e rezolutës për çështjen çame.

Protesta jonë e fundit masive dëshmoi për mbështetjen e madhe që ka çështja jonë në mbarë kombin shqiptar dhe e detyroi parlamentin e komanduar nga dy partitë e mëdha të vendoste pro nesh.

Sot ne kemi një rezolutë të plotë, e cila merr fuqinë legale pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ne jemi mirënjohës për të gjithë ata shqiptarë anembanë trojeve tona, që na kanë përkrahur në mënyrë të parreshtur dhe kanë besuar në kauzën tonë. Ne falenderojmë ata deputetë që patën kurajon të votonin dhe miratonin rezolutën tonë pavarsisht prej presionit të ashpër nën të cilin gjendeshin.

ME te hyre ne fuqi ne do ti kerkojme politikaneve tane: kthejeni këtë rezolutë në realitet! Kjo rezolutë përbën një gur të rëndësishëm kilometrik drej destinacionit tonë final, vënien në vend të një padrejtësie historike.

Lidhje te tjera VIDEO: Çamët kërkojnë zbatimin e Rezolutës së votuar në 2004

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›