Shefja e fushates se Bashes emerohet zevendese e Bregut
Grida Duma nje nga koordinatoret e fushates se kryebashkiakut te Tiranes do te jete zevendesministrja e re e Integrimit. Vendimi u mor dje nga Keshilli i Ministrave dhe pritet te hyje ne fuqi ditet ne vazhdim. Paraardhese e Dumes ne kete post ishte edhe nenkryetarja aktuale e Bashkise se Tiranes Jorida Tabaku. Pasi u angazhua si zedhenese gjate fushates se kryetarit te Bashkise se Tiranes Tabaku mori me pas detyren e nenkryetares se ketij institucioni. Grida Duma eshte aktualisht drejtore e departamentit te sociologjise ne Fakultetin e Shkencave Sociale ne Universitetin e Tiranes. Ajo u spikat gjate organizimit te disa takimeve te kryebashkiakut Basha me intelektuale te fushave te ndryshme ne vend. Aktualisht Ministria e Integrimit drejtohet nga Majlinda Bregu dhe kjo ministri qe nga viti 2005 eshte drejtuar vetem nga perfaqesuese te Partise Demokratike.