Topi dhe Berisha serish bashke ne OKB
Drejtuesit me te larte te shtetit dhe diplomacise ne vend do te nisen ne javen e ardhshme drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te marre pjese ne Asamblene e Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Ne eventin e mbajtur ne menyre te pervitshme drejtuesit e larte te shteteve jo vetem kane mundesi te njihen me prioritetet e OKB-se pergjate nje viti por gjithashtu te zhvillojne takime te ndryshime mes njeri tjetrit dhe po keshtu me politikanet e rendesishem amerikane. Nga Shqiperia kete vit pritet te udhetoje per te ndjekur kete ceremoni Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe po keshtu Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto. Por drejtuesit e shtetit shqiptar sigurisht nuk do te udhetojne bashke drejt SHBA-se. Burimet bejne te ditur se Berisha i shoqeruar nga Haxhinasto do te nisen drejt Nju Jork-ut ne date 17 shtator ndersa Topi pritet te mberrije ne seline e OKB-se disa dite me vone. Ky takim pritet ti sherbeje Kryeministrit Sali Berisha edhe per te perforcuar idene se marredheniet e tij me Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane te mira pavaresisht se raportet e derguara nga ambasada amerikane ne Tirane drejt Departamentit Amerikan te Shtetit shpesh ishin teper kritike ndaj tij. Ndoshta kreu i qeverise shqiptare do te kete mundesi te pershendetet ne Nju Jork edhe me Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barack Obama. Nga ana tjeter Berisha dhe ministri i Jashtem Haxhinasto do te kene mundesine te zhvillojne takime me homologe boterore dhe po keshtu senatore dhe kongresmene amerikane. Nga ana tjeter vete OKB do ta cele sesionin e saj te 66 te Asamblese se Pergjithshme ne 13 shtator dhe nje dite me pas do te mbaje edhe Komitetin e Pergjithshem forumin me te larte te asamblese. Punimet e saj do te vazhdojne deri me date 22 shtator dhe gjate ketyre diteve me lideret e vendeve anetare te OKB-se do te diskutohet ne lidhje me axhenden e kesaj organizate te rendesishme boterore pergjate nje viti deri ne shtatorin e ardhshem.