E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet ne Tirane negociatori grek i Marreveshjes se Ujerave

Bisedimet Sekretari i MPJ se Athines do te vije me 9 shtator ne Shqiperi

Negociatori i pales greke te marreveshjes se ndarjes se kufirit ujor mes Shqiperise dhe Greqise do te jete neser ne nje vizite zyrtare ne Shqiperi. Sekretari i pergjithshem i Ministrise se Jashtme greke Yannis Alexios Zepos ne viziten e tij ne Shqiperi nje vit pas vizites se fundit do te zhvilloje nje takim me homologun e tij shqiptar Gazmend Turdiu ku ceshtja e ndarjes se kufirit detar mes dy vendeve pritet te jete ne krye te axhendes. Por burimet bejne te ditur se nje tjeter ceshtje pritet te jete ne tryezen e diskutimeve dhe ajo lidhet me regjistrimin e minoritetit grek tashme qe qeveria shqiptare po organizon pas 10 viteve regjistrimin e pare te popullsise dhe banesave. Ky takim pritet te kete nje rendesi shume te vecante pasi keto dy ceshtje kane qene me te debatuarat ne opinionin publik shqiptar. Per sa i perket ceshtjes se ujerave Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimin e pjesshem te saj duke mos lene mundesi qe ajo te zbatohej menjehere pas firmosjes se dy paleve. Por perfaqesuesit e Ministrise se Jashtme ne vend jane shprehur se ata do ta rinegociojne kete marreveshje. Nga ana tjeter minoriteti grek ne vend ka kerkuar shfuqizimin e disa neneve ne te cilat bazohet censusi i popullsise dhe banesave per vitin 2011. Ne negociatat mes ketyre perfaqesuesve pritet te merret nje vendim se cdo te behet me kerkesat e minoritetit grek per kete proces. Nga ana tjeter nga ana e perfaqesuesit te Ministrise se Jashtme greke pritet te kerkohet kujdes i vecante per minoritetin e vendit fqinj ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›