E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE ngarkon Romen dhe Athinen ne nje mision te perbashket ne Tirane

Fratini dhe Lambrinidis do te duhet te bindin palet per konsensus

Bashkimi Europian ka caktuar Romen dhe Athinen zyrtare per te ushtruar presion te klasa politike shqiptare ne lidhje me reformat qe duhet te kryejne. Kryediplomatet e vendeve fqinje Italise dhe Greqise do te vizitojne vendin tone me 12 shtator per te zhvilluar takime me kreret me te larte te qeverise shqiptare. Ministri i Jashtem italian Franko Fratini dhe ai grek Stavros Lambrinidis ne kete takim te vecante do te shoqerohen nga kreu i delegacionit te Komisionit Europian ne Shqiperi Ettore Sequi ne takimet qe do te zhvillojne me homologun e tyre Edmond Haxhinasto Kryeministrin Sali Berisha kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama dhe perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar ne Tirane. Burimet bejne te ditur se qellimi i kesaj vizite eshte nxitja e faktorit politik ne vend te bashkepunoje per reformat qe kerkohen ne kuader te vijimit te integrimit ne Bashkimin Europian. Drejtuesit kryesore te BE-se kane preferuar qe apelin kesaj radhe politikes shqiptare per bashkepunim tia lene ne dore dy shefave te diplomacise se vendeve fqinje. Duke analizuar marredheniet e Shqiperise me dy fqinjet e saj anetare te BE-se ky mision eshte i rendesishem pasi interesat tona ekonomike jane te lidhura fort me partneret kryesore tregtare Italia e para Greqia e dyta. Nga ana tjeter Roma drejtohet nga Silvio Berluskoni nje aleat i ngushte i Kryeministrit Berisha ndersa Athina nga Jorgos Papandreu aleat me liderin e opozites Edi Rama. Kjo menyre pritet te jete me efektive per klasen politike shqiptare nisur edhe nga fakti se qeveria ne vend ka ne zbatim shume projekte me qeverite e vendeve fqinje. Ky mesazh i vendeve fqinje per reforma vjen ne nje kohe kur Shqiperia pret nga ana e Komisionit Europian opinionin per kerkesen e saj per statusin e vendit kandidat dhe po keshtu ne te njejten kohe Shqiperise do i paraqitet edhe progres-raporti i pervitshem. Nuk dihet sesa do te ndikoje thirrja e diplomateve te vendeve fqinje te politika shqiptare por ajo qe dihet lidhet me faktin se ndonese Shqiperise i duhet me pak se nje muaj te marre pergjigje per statusin e vendit kandidat asnje nga 12 kriteret e vendosura per kete ceshtje nuk jane plotesuar. Ndonese perfaqesuesit e KE-se kane bere thirrje per nje pakt kombetar per ceshtjen e integrimit gje e cila duket e larget te ndodhe. Seanca e pare parlamentare e mbajtur pak dite me pare u shenua me akuza te forta mes perfaqesuesve te PD-se dhe te PS-se. Ndonese socialistet pas nje kohe shume te gjate bojkoti parlamentar jane kthyer ne Kuvend konsensusi mes paleve per te miratuar ligje me shumice te cilesuara duket i larget.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›