E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefki Kuqi, lojtari i javës në Bundesliga 2Kuqi shënoi dy gola për Koblenz në fitoren 2-1 kundër Greuhter Fyrth, duke u ngjitur në kuotën e shtatë golave në Bundesliga 2.

Rrjetet sociale:

Shefki Kuqi (TuS Koblenz) është vlerësuar si lojtari më i mirë i javës së 10-të në Bundesliga 2. Shqiptari 32-vjeçar nga Kosova, por me pasaportë finlandeze shënoi dy gola për Koblenz në fitoren 2-1 kundër Greuhter Fyrth, duke u ngjitur në kuotën e shtatë golave në Bundesliga 2.

Shefki Kuqi meritoi notën 1.5 në atë takim.

Kuqi ka shënuar edhe në një ndeshje tjetër dy gola, pikërisht në fitoren 3-2 kundër Arminia Bielefeld (java e 2-të e Bundesligës 2).

Në 11-shin më të mirë të Bundesligës 2 për javën e 10-të është edhe mesfushori shqiptar i FSV Frankfurt, Jurgen Gjasula.

Burimi: www.albania-sport.com


Numri i klikimeve - 6600
  E Hene, 26 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›