E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Këllezi, “Maratonomaku” i “Nënë Terezës”Ilir Këllezi, atleti i Skënderbeut, është shpallur fitues i maratonës 42 km, në ditën festive të vrapimit masiv, për nder të Ditës së Lumturimit të Nënë Terezës

Rrjetet sociale:

Ilir Këllezi, atleti i Skënderbeut, është shpallur fitues i maratonës 42 km, në ditën festive të vrapimit masiv, për nder të Ditës së Lumturimit të Nënë Terezës. Kampioni në fuqi i Shqipërisë në 10000 metra arriti i pari në finish me kohën 2h38’31’’.

Pas vrapimit festiv 1000 metra të gjatë me itinerar sheshi “Nënë Tereza” deri te Bashkia e Tiranës, maratona kushtuar Ditës së Lumturimit të Nënë Terezës vijoi me garimin sportiv 21 km (5 xhiro) dhe maratonën 42 km (10 xhiro).

Në 21 km fitues u shpallën Meriton Hasanaj i Kosovës me kohën 1h27’ dhe Kristin Madok me kohën 1h47’. Ndërsa në maratonën 42 km pas Këllezit, i dyti në podium u ngjit Genc Lugjia i Tiranës, me kohën  2h46’27’’.

Në konkurrimin e femrave vend të parë u rendit kosovarja Myrvete Përvetica. Për fituesit Federata e Atletikës ndau diploma dhe kupa. Përveç profesionistëve dhe nxënësve të shkollave të ndryshme, nga vija e startit nuk kanë munguar edhe mjaft përfaqësues diplomatikë.

Maratona e Popujve

Maratona e Popujve është bërë tashmë bileta e vërtetë për të vizituar Tiranën, sikurse ndodh me të gjitha kryeqytetet e tjera evropiane, ku çdo vit zhvillohet një garë e tillë. Kjo maratonë, në të cilën marrin pjesë vrapues të moshave të ndryshme, organizohet nën kujdesin e veçantë të shoqatës “Ponte Mediterraneo”.

Ekipi italian “People Runners TELESystem” promovon maratonën dhe iniciativa të tjera të këtij lloji në Shqipëri dhe në të gjithë botën. “People Runners” viziton çdo vit seli diplomatike dhe qytete të shumta, duke promovuar mesazhin e garës, i cili frymëzohet nga figura e Nënë Terezës.

Maratona e Tiranës është pika e referimit për çmimin “Dëshmitari i Dialogut”, që u jepet çdo vit personaliteteve të zgjedhura nga Samiti Botëror i Çmimit “Nobel” për paqen.


Numri i klikimeve - 6602
  E Hene, 26 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›