Shega Ligori le politiken i kthehet avokatise
Ndërsa kryetari Rama po bën ndryshimet e fundit në listën e deputetëve të Partisë Socialiste, deputetja Shegushe Ligore ka njoftuar përmes profilit të saj në Facebook se nuk do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm. Ligori bëri të ditur se ka vendosur që të tërhiqet nga politika aktive dhe t’i rikthehet profesionit të avokatit, të cilin e ndërpreu 4 vjet më parë.
Ndërsa shpreh mirënjohje për kolegët e saj dhe elektoratin që e ka votuar, Ligori nuk ngurron t’u kërkojë ndjesë të gjithë atyre që mund t’I ketë prekur pa të drejtë gjatë veprimtarisë së saj politike.
Shegushe Ligori ishte caktuar nga kryetari në pozicione jo të sigurta të listës së Elbasanit. Të hënën Rama pritet të zyrtarizojë kandidaturat, pasi të ketë marrë miratimin e Kryesisë. Atëherë do të mësohet nëse kryetari ka vendosur të kandidojë në Tiranë apo në Vlorë. Tjetër mister që pritet të zbardhet është prezenca apo jo e Erion Braces dhe kandidimi i përfolur i Pandeli Majkos në kryeqytet.