Kosovrasti nuk njeh shkarkimin

Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Njazi Kosovrasti, deklaroi sot se nuk njeh vendimin e anëtarëve të majtë të këtij këshilli për ta shkarkuar nga ky post. Kosovrasti pohoi se mbledhja e djeshme e këtyre anëtarëve ishte vetëm një grumbullim i paligjshëm njerëzish.
“Nga ato që pashë dhe dëgjova lidhur me ngjarjen e shëmtuar të djeshme, jo vetëm që nuk bëhet fjalë për mbledhje të Këshillit Bashkiak por në vlerësimin tim publik ka vetëm një emër: grumbullim i paligjshëm i qytetarëve. Nuk është fjala për vendim, është deklaratë që këshilltarët kanë firmosur, pra as mbledhje ka pasur, as vendim që të diskutohet, nuk e kuptoj pse e bën në Bashkinë e Tiranës, ta bënin në PS ta firmosnin e kaq, as mbledhje, as vendim nuk është , ishte një organizim i paligjshëm, thjesht deklarim i vullnetit të tyre. Po përgatitet denoncimi për shpërdorim të detyrës për këshilltarët që tentuan me dhunë të futen në Bashkinë e Tiranës. Shteti vepron mbi bazë të ligjeve dhe institucioneve”-deklaroi Kosovrasti.