E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta perserit thirrjen per kompromis per votimin e 3 ligjeve

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta perserit thirrjen per kompromis qe tre ligjet qe mbajne te bllokuar integrimin te votohen para mbylljes se sesionit parlamentar

“Le të shpresojmë se kryetari i Partisë Demokratike z. Berisha, i cili ka kërkuar që këto tre ligje të votohen prej kohësh të mos ndryshojë mendim sepse nuk do të ishte mirë për të dhe natyrisht që do të kishte mundësinë që të tregonte se ka qenë i sinqertë të paktën deri më tani në këto deklarata publike për domosdoshmërinë të këtyre ligjeve”.

Interesi publik i erdhi ne ndihme kreut te Levizjes Socialiste per Integrim per ti shpjeguar qytetareve te zones se Kombinatit ne kryeqytet pse e prishi koalicionin me partine demokratike

“Do të ishte shumë më komode për LSI-në për të vazhduar të ishte pjesë e qeverisë, që përfaqësuesit e saj të ishin në situatë komode, që anëtarët dhe simpatizantët e saj të mos hiqeshin nga puna, edhe kur janë thjesht shoferë apo sanitarë, thjesht si hakmarrje politike ndaj LSI-së. Por LSI nuk pa thjesht interesin e ngushtë të saj dhe thjesht të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj. LSI e mori këtë vendim duke parë një interes shumë më të madh të të gjithë vendit, duke parë një interes po kështu shumë më afatgjatë për të gjithë shqiptarët por edhe për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj”.

Ndersa kur mori ne analize ekonomine Ilir Meta foli per ndryshim

“Shkëlqimi i ekonomisë ekziston vetëm në fjalimet euforike të kryeministrit aktual. Ndërkohë që, borxhet e qeverisë ndaj biznesit janë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Rreth 300 milion dollarë punë publike të kompanive të ndryshme që nuk janë paguar nga qeveria, ndërkohë që kompanitë paguajnë interesa nëpër banka dhe rritet numri i kredive të këqija. Rreth 200 milion euro borxh i qeverisë si mungesë rimbursimi për TVSH-në për bizneset dhe të gjitha këto rëndojnë mbi qytetarët, rëndojnë mbi konsumatorët, godasin fuqinë blerëse, tkurrin investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës”.

Dekleratat kreu i Levizjes Socialiste per Integrim i beri gjate prezantimin te kandidatit per deputet ne Kombinat Ardit Çela

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›