E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shehi – Alibeaj në listë të hapur, “Djathtas për Zhvillim” kandidon edhe emra që deri dje ishin pjesë e PD

 Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ishte i fundit që dorëzoi listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai përbëhet nga Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e drejtuar nga Dashamir Shehi dhe “Djathtas 1912” e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Shehi dhe Alibeaj do të jenë në listën e hapur për Tiranën, ndërkohë kryetari i këtij koalicioni, i regjistruar tashmë në KQZ, Rezart Kthupi, do të kandidojë në Durrës.

Në listë bien në sy edhe emra të tjerë që deri dje ishin pjesë e grupimit të Bashës apo të Berishës, si Edvin Kulluri, Ibsen Elezi apo Arbi Agalliu.

Lista e të rinjve:

Tiranë –

  1. Ekrem Spahiu
  2. Ibsen Elezi
  3. Rei Shehu

Shkodër –

  1. Arben Muça
  2. Violeta Dhaskali
  3. Agim Pashku
  4. Kristela Doçi

Lezhë –

  1. Robert Gjergji
  2. Argys Berhani

Elbasan

  1. Evald Serreqi
  2. Arian Samarxhiu
  3. Klajdi Muzhaqi

Korçë 

  1. Selaudin Jakupllari
  2. Rizaldo Vrenozi
  3. Kristaq Viso

Durres–

  1. Rezart Kthupi
  2. Ivi Shkreli
  3. Edlira Devolli

Vlorë

  1. Edvin Kulluri
  2. Arbi Agalliu

Fier

  1. Eriselda Zotaj
  2. Artan Murrizi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›