Topi i dorezon Dedes dekretin e emerimit

Presidenti i Republikes Bamir Topi gjate nje takimi te vecante te zhvilluar ne zyren e tij i dorezoi sot ne mesdite zotit Bashkim Dedja dekretin e emerimit si kryetar i Gjykates Kushtetuese.
Ne kete takim ishte i pranishem edhe ish-kryetari i Gjykates Kushtetuese zoti Vladimir Kristo.
Presidenti vleresoi punen Gjykates Kushtetuese gjate drejtimit nga zoti Kristo.
Njoftimi i Presidences ben te ditur se presidenti e pergezoi gjithashtu kryetarin e ri dhe i uroi suksese ne drejtim te institucionit me te larte kushtetues.
Kryetari i ri i Gjykates Kushtetuese zoti Bashkim Dedja falenderoi presidentin per besimin duke e siguruar se do te zbatoje me perpikmeri e korrektesi Kushtetuten dhe i paanshem ne kryerjen e detyres se larte perfundon njoftimi i zyres se shtypit te Presidences.