E Diel, 1 Nëntor 2026

Curri shënon, por Vorskla humbet 3-1

Pas katër fitoreve rresht, erdhi edhe humbja e Vorsklës në kampionatin ukrainas, e dyta për këtë sezon. Por ajo që ka rëndësi, është fakti se Debatik Curri shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 3-1 në transfertë me Metalist. Për futbollistin e Komëtares shqiptare ky është goli i tretë sezonal.
Curri shënoi nga një distancë e largët në minutën e 26, kur shifrat ishin 2-0 për Metalist. Kozlo ( dy gola në këtë takim) me penalltinë e tij në minutën e 85-të vulosi shifrat 3-1. Si Curri ashtu dhe mbrojtësi Armend Dallku luajtën gjatë gjithë takimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›