E Diel, 1 Nëntor 2026

Jensen: Integrimit të Shqipërisë i nevojiten vepra, jo fjalë

Tiranë- Unë jam danez dhe kur e konsideroj se me çfarë janë bekuar shqiptarët, nuk arrij vërtet ta kuptoj se si Shqipëria nuk është në ballë të BE-së- kështu është shprehur ambasadori danez në Tiranë në editorialin e tij të botuar sot në gazetën Tema. Ambasadori Karsten Ankjaer Jensen liston një sërë asetësh që ka vendi ynë për të qënë një ndër vendet më me fat në Ballkan: siç janë pasuritë natyrore, ashtu edhe një sërë vlerash që mbart populli shqiptar si: edukata, mirëpritja dhe mirësia. Madje ai shton se e ka të vështirë të kuptojë se përse Shqipëria nuk është përpara Danimarkës, por vetëm i referohet asaj si një shembul:

Kam dëgjuar që politikanët shqiptarë i referohen Danimarkës si shembull i shkëlqyer i asaj që mund të realizohet. Por nga perspektiva ime, është vështirë të kuptoj se përse Shqipëria nuk është përpara Danimarkës. Ju keni qenë me fat me natyrën, burimet, klimën, etj, në krahasim me ne. Dhe shqiptarët nuk janë më pak punëtorë dhe të zgjuar se danezët.Mendoj se një shpjegim është se danezët mendojnë dhe veprojnë si një komb, si një popull. Shqiptarët veprojnë si individë ose si anëtarë të familjes. Gjatë historisë ne danezët kemi mësuar se duke vepruar si një komb mund të përfitojmë, duke ngritur standardin tonë kolektiv të jetesës, duke përmirësuar shanset e gjithkujt për sukses- shkruan në editorialin e tij diplomati Jensen.

Gjatë shkrimit të tij ambasadori Jensen shkruan se duhet të jetë vetëdija për kombin, fatin e përbashkët dhe interesin e ndërsjellë emërues i përbashkët për të gjithë shqiptarët. Fakti i trishtueshëm është se deri sa të ndryshojë kjo, Shqipëria e shqiptarët nuk do jenë në gjendje të avancojnë drejt BE. Pse? . Ambasadori shpjegon se arsyet se përse nuk ndodh kjo janë sepse sipas tij Bashkimi Europian është e ndërtuar mbi ato vlera që mungojnë në politikën shqiptare. Madje ai shkon më tutje duke shkruar se nuk është bllokimi politik (në vetvete) faktori kryesor që po pengon avancimin e Shqipërisë drejt integrimit europian. vetëm pak nga problemet e theksuara në progres – raport kanë të bëjnë me krizën.Po, ka një numër ligjesh të rëndësishme që nuk janë miratuar në parlament për shkak se kërkojnë votat e opozitës, por ky është një problem i vogël, krahasuar me mungesën e implementimit të ligjeve ekzistuese.

Arsyeja përse ne jemi të fokusuar tek ngërçi politik është sepse është simptoma e problemeve themelore në politikën shqiptare.Në një kuptim, zgjidhja e ngërçit politik është një provë për gatishmërinë e Shqipërisë- dhe të klasës politike shqiptare- për të ecur drejt BE- ka shtuar më tej në editorialin e tij ambasadori danez në Shqipëri.Sipas ambasadorit duhen veprime konkrete dhe jo fjalë, për ta çuar vendin përpara Ndershmërisht, mendoj se BE dhe shtetet e saj anëtare kanë nevojë për një angazhim të ngjashëm edhe nga klasa politike shqiptare, që është sinqerisht e interesuar për të sjellë vendin pranë BE. Jo me fjalë. Por me vepra. Pasi siç shpejgon ai BE-ja e ka bërë shumë të qartë se çfarë do konsiderohet si vepër.

Dhe sërish, të flasim ndershmërisht: ajo që ka kërkuar BE është thjesht simbolizëm- në skemën e madhe të gjërave që kërkojnë vetëm një shfaqje të vogël të vullnetit të mirë.Sigurisht, një shfaqje e tillë e vogël e vullnetit të mirë përpara Ministerialit të BE në dhjetor- për fat të keq nuk do e kualifikojë Shqipërinë për statusin e kandidatit. Por të paktën do jetë një hap i vogël në atë drejtim. Një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm. Për shkak, se siç thashë më parë, klasa politike shqiptare vërtet ka nevojë të riafirmojë drejtimin e përpjekjeve të saj. Sërish: Në vepra e jo në fjalë.Vitin tjetër Shqipëria do festojë 100 vitet e saj si shtet. Do ishte shumë e mirë nëse do ishte kurorëzuar me anëtarësimin në BE. Ose të paktën me statusin e kandidatit. Besoj se kjo është ajo që populli shqiptar pret nga politikanët e tij. Kjo është ajo që ata ndjejnë se u është premtuar.Duke qenë në vitin e katërt në Shqipëri, kam mësuar se nuk duhet nënvlerësuar kurrë shpejtësia e ndryshimit dhe kapacitetet e shqiptarëve, në rast se ata e ndajnë mendjen për të arritur diçka- shkruan ai.

Mrekullitë duket se ndodhin në Shqipëri. Por vërtet duket se do ketë nevojë për një mrekulli që Shqipëria të ndërmarrë hapin, që shqiptarët shpresojnë se do ndërmerret vitin që vjen- citon në editorial ambasadori. Duke shtuar janë vetë shqiptarët që duhet të bashkëpunojnë për ta çuar vendin para. Ne ndërkombëtarët nuk mund të bëjmë që mrekullia të ndodhë. Vetëm shqiptarët mund ta bëjnë këtë. Duke dërguar një mesazh të fortë e të qartë tek përfaqësuesit e zgjedhur të tyre se ata nuk do jenë në detyrë nëse nuk bashkëpunojnë, nuk bëjnë detyrat e shtëpisë dhe nuk mbajnë premtimet. Ky në vetvete do ishte një sinjal i fortë për BE-në se populli shqiptar e ka brendësuar fuqinë e demokracisë- e mbyll editorialin e tij ambasdor danez në Shqipëri.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Turqia, pushtuese apo administratore e Shqipërisë?
  2. Franca leksion futbolli Shqipërisë
  3. Të gjithë përgjegjës për dështimin e integrimit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›