Veliaj: Rama, kandidati me potencial

Edi Rama mbetet kandidatura më e mundshme që partia Socialiste do të përzgjedhje për Bashkinë e Tiranës, ne zgjedhjet vendore të 8 majit. Kur marsi pritet të zyrtarizojë kandidaturat e opozitës, koordinatori në selinë rozë Erion Veliaj sqaron në një intervistë për Vizion Plus, se një rikandidim i Ramës do të jetë me i mundshem, në kushtet kur opozita e Bashkuar i shikon këto zgjedhje me shume si politike sesa lokale. Ky rikandidim sipas tij, do të ishte opsioni më i mirë përballë Lulzim Bashës, kandidatura e cila pritet të përfaqësoje demokratet në këto zgjedhje. Veliaj sqaron dhe strategjinë e opozitës ne kushtet kur përgatitet të hyje në këto zgjedhje, e në kohen kur qëllimi final mbetet largimi i qeverisë. Zgjedhje me protesta në të gjithë vendin, do të jete ajo çka opozita do të ndjeke si rruge përballë korrupsionit qeveritar.
Shpërndaje