Shehu: Berisha di te fitoje, Rama nuk eshte i afte per nisma te medha Eva Gjura
Deputeti i Partise Demokratike Tritan Shehu, gjate nje interviste per Koha Jone, eshte shprehur se shqiptaret kane shume arsye per te votuar edhe ne nje mandat te trete PD dhe qeverine e saj. Sipas tij gjate ketyre dy mandateve, qeveria ka plotesuar objektiva mjaft kryesore, ku dy me te medhate ishte anetaresimi ne NATO dhe liberalizimi i vizave. Duke u ndalur tek koalicionet, deputeti i PD-se thekson se ato diktohen nga vota e elektoratit. Ai sqaron se sot PD eshte ne koalicion me nje parti te qendres se majte, sepse demokratet diten te lexojne saktesisht ate vote e ta transformojme ate ne nje realitet te suksesshem. Sipas z. Shehu, PD ka aftesi novatore dhe jo statike. Ai ka theksuar se PD do te kete perseri nje koalicion shume te gjere, sepse PD dhe kryeministri Berisha, dine te ndertojne e te bejne te funksionojne te tilla koalicione, ndersa Rama nuk eshte i afte per te tilla veprime te medha e produktive. Ne lidhje me rishikimin e grupit, deputeti i PD shprehet se cdo gje mbetet e hapur dhe ketu s’ka asgje per t’u diskutuar, por qellimi i demokrateve sipas tij, eshte qe te trokasin ne cdo dere per te marre votat dhe fitoren e mandatit te trete. Fitore, e cila sipas tij do te vije edhe si ndeshkim ndaj kesaj opozite, e cila ka mbajtur peng edhe integrimin e Shqiperise dhe per kete, me 23 qershor shqiptaret do ta ndeshkojne kete opozites.
Megjithese jo zyrtarisht, ka nisur fushata elektorale. Pse duhet t'ju votojne shqiptaret edhe nje mandat te trete?
Une mendoj se shqiptaret kane shume arsye per te votuar perseri PD, per te na dhene nje tjeter mandat qeverises. Kete ne e bazojme ne radhe te pare te ajo qe ne kemi realizuar ne keto vite ne Shqiperi. Kjo, per sa i takon zhvillimit te qarte te vendit e proceseve tona integruese. Shqiperia eshte nje vend, qe vazhdon te jete me nje ekonomi stabel, rritje ekonomike e indekse pozitive. Ndryshimet ne keto vite te qeverise sone, jane mese evidente e te pa mohueshme, qofte ne planin e infrastrukturave, qofte ne ate social etj. Shqiperia tashme eshte anetare e NATO, shqiptaret levizin pa viza, kemi perfunduar marreveshjen per MSA etj. Une do te them gjithashtu qe PD ka dhe vizionin me te qarte e perendimor per te ardhmen. Nga ana tjeter perballe nesh eshte nje kundershtar me koncepte thellesisht anarkiste, revolucionare, qe eshte i afte vetem ta fuse vendin ne destabilizime, eshte PS e lideri i saj, qe po e mbajne vendin jashte statusit te vendit kandidat, prej tre vitesh. Mjafton kjo per t’i ndeshkuar me vote me 23 qershor.
Ne mbledhjen e fundit te kryesise se PD-se, kryeministri Berisha kerkoi, qe fushata te zhvillohet duke shkuar dere me dere tek qytetaret, madje edhe tek ata me bindje te majta; c’te re dhe c’te vecante ka fushata juaj, kur dihet qe edhe PS te njejten gje do te beje?
Pa dyshim fushata jone do te kete disa dimensione. Nje nga keto, eshte puna kapilare me njerezit kudo ku ata jane. Per ne cdo vote e cdo individi, eshte e rendesishme. Ky eshte nje princip thellesisht demokratik, qe flet per respektin qe ne kemi per individin. Ne nuk e konsiderojme ate si robot ose turme, per ne ai eshte themeli i shoqerise, e pikerisht me ate ne dialogojme se jemi ne funksion te tij. Kjo eshte esenciale per nje parti demokratike si PD.
Cila eshte pika me e forte e demokrateve ne keto zgjedhje dhe cila eshte pika me e dobet?
Une e thashe se pika jone me e forte, eshte deshmia e atyre gjerave qe ne kemi bere ne keto vite, eshte pasuria jone demokratike e principet tona. Keto jane garanci dhe per zhvillimet e neserme te vendit. PD eshte forca me progresive e shoqerise shqiptare e nder me progresivet e te konsoliduarat ne Rajon. Pika me e dobet? Une nuk mendoj se ka pika thellesisht te dobeta. Ka elemente qe duhen korrigjuar e permiresuar, ka ceshtje qe duhen rikolauduar. Kjo eshte normale per nje force demokratike, qe ecen me ritmin e kohes. Ne politike nuk mund te jesh statik, duhet te jesh dinamik. Dhe kjo eshte nje nga pikat e forces sone. Ndersa kundershtari yne eshte gozhduar ne menyre statike ne konceptet, qendrimet e veprimet e tij arkaike, revolucionare e anarkiste. Po keshtu dhe ne idete e tij programore, PS eshte kthyer ne shume ide te vjetra te viteve 80, centraliste, bllokuese e te kunderta me principet e zhvillimit e te demokracise. Ajo eshte nje force politike tashme, qe me koshience ka bllokuar integrimin e vendit. A mundet nje force te tille politike t’i besohet drejtimi i vendit neser? Une do te thoja qe absolutisht jo! Jam i bindur se keshtu mendojne dhe shumica e shqiptareve.
A e kane konsumuar PD-ne 8 vitet ne pushtet apo dy mandatet e kane favorizuar ate qe te shkoje ne fushate elektorale me arritje konkrete, te cilat qytetaret mund t'i vleresojne?
Une mendoj se keto dy periudha mandati, e kane konsoliduar dhe me shume reputacionin e pritshmerine nga PD. Keto, vecse kane demonstruar me qarte seriozitetin e vlerat e PD dhe te Berishes. Une mendoj se ajo qe kemi bere, eshte garancia me e madhe e asaj qe mund te bejme neser, ne nje nivel me te larte, pa dyshim duke dhe permiresuar disa elemente.
A eshte e pergatitur PD per te fituar edhe e vetme zgjedhjet e 2013-es?
Pa dyshim qe PD do te jete forca kryesore politike e vendit dhe mbas zgjedhjeve te qershorit. Ajo do te jete strumbullari i qeverisjes se mandatit te ardhshem perseri. Nga ana tjeter, nje nga pikat tona te forces, eshte pikerisht aftesia jone dhe e Berishes per te krijuar koalicione te gjera e efektive, reale, funksionale e te suksesshme, si ky i tanishmi. Ne nuk kemi frike e komplekse nga perfshirjet e gjera, perkundrazi, i zhvillojme ato. Kundershtari yne, PS e Rama, nuk jane te afte ta realizojne kete, per mungese vizionesh, komplekse primitive te tyre, per mungese pergatitjeje filozofike demokratike.
A duhet nje riformatim i se djathtes para zgjedhjeve te 23 qershorit?
Per mua kjo eshte nje pyetje dhe nje teze e pakuptimte, jo produktive. PD eshte forca kryesore e te djathtes shqiptare. Pa PD, nje e djathte shqiptare nuk mund te ekzistoje. Nga ana tjeter PD vazhdon te jete e suksesshme, pra nuk kane sens te tilla teori. Po keshtu, PD ka treguar ne te gjitha keto vite, qe nga 1990, qe eshte parti dinamike, qe di t’u adaptohet ndryshimeve te kohes apo kushteve, eshte kreative e novatore. Kjo eshte shume e rendesishme. PD jo vetem qe eshte thelbi i stabilitetit te vendit, por eshte ajo dhe Berisha ne themel te stabilitetit rajonal. Roli historik i PD nuk ka perfunduar, ai eshte akoma ne zhvillim dhe i tille do te jete dhe per shume kohe akoma.
A eshte e hapur PD-ja per koalicion edhe me partite e majta dhe sipas jush, cilat konkretisht? A i mirepret te majtet ne koalicionin e saj?
Koalicionet diktohen nga vota elektoratit. Sot ne jemi ne nje koalicion me nje parti te qendres se majte, pikerisht se ne ditem te lexojme me saktesi ate vote e ta transformojme ate ne nje realitet te suksesshem. Kjo eshte e verteta e aftesia jone, sensi yne novator e jo statik. Pra gjerat jane te hapura. Ne do te kemi perseri nje koalicion shume te gjere, se pari se Berisha di te ndertoje e te beje te funksionojne te tilla koalicione, se dyti se Rama nuk eshte i afte per te tilla veprime te medha e produktive.
Sipas jush, a duhet te ndryshoje ne mase grupi aktual parlamentar i PD-se?
Cdo gje ka nivelin e ndryshimit e permiresimit. Kjo eshte e natyrshme. Megjithate dua te theksoj se ky ka qene nje grup parlamentar shume i suksesshem, zhvillues, i hapur e mbeshtetja thelbesore e qeverisjes.
A eshte e gatshme ta njohe PD-ja rezultatin e zgjedhjeve te 23 qershorit cilido qofte ai, humbese apo fituese?
Se pari dua te konfirmoj qe vullneti yne kryesor, eshte qe te kemi nje proces zgjedhor te lire e brenda standardeve evropiane. Eshte Z.Rama, qe po perpiqet ta demtoje ate, duke qene koshient i humbjes ne qershor. Ai po perpiqet qe tani te krijoje alibite per ate humbje, ashtu si beri me 2009, 2011. Nga ana tjeter dua te konfirmoj sigurine tone te plote qe ne ate proces te lire zgjedhor qe do te zhvillohet, ne do te dalim fitimtare.
Pavaresisht kesaj qe thoni, sa e kane demtuar qeverine akuzat per korrupsion?
Une do te thoja qe puna e bere nga qeveria Berisha dhe reputacioni i saj shume pozitiv, nuk varen nga genjeshtrat dhe tymnajat qe perpiqet te perhape opozita. Ajo lidhet me faktet konkrete te realizimeve tona ne terren, nga ato qe preken nga te gjithe. Kjo eshte garancia jone dhe per fitoren e zgjedhjeve te qershorit. Z Rama dhe opozita kerkojne te njollosin pa baze kete realitet, ata kerkojne keshtu te terheqin vemendjen nga problemet, qe realisht ata vete kane. Kam nje pyetje, perse ata nuk cojne fakte ne organet e drejtesise? Sepse nuk kane te tilla, pra vetem mashtrojne opinionin, por pa efekt, se tashme kjo taktike eshte mese e njohur.
Pas bllokimit nga opozita per miratimin e 3 ligjeve, Kryeministri Berisha ka kerkuar referendum per miratimin e tyre. Cili eshte komenti juaj?
Une e konsideroj nje referendum te tille, si nje mundesi shume pozitive dhe te mundshme. Pse jo? Mund te behet dhe do te kete perkrahje te gjere, sigurisht. Sidoqofte jam i sigurt, qe referendum tjeter do te jete vota e elektoratit shqiptar me 23 qershor per PD, per fitoren tone.
A eshte PD nje parti nacionaliste?
Te them te drejten nuk po ju kuptoj qarte se cfare nenkuptoni me termin "nacionalist". Sidoqofte do te vazhdoj te pergjigjem. Se pari dua te nenvizoj, qe PD si force dhe Berisha si lider, jane faktoret me patriote ne hapesiren e politikes shqiptare, ne te gjithe keto vite. Dhe ky nuk eshte nje slogan, por nje realitet, qe nga dita e levizjes demokratike e themelimit te PD, pra nga dhjetori i 90-tes. Ishin keta faktore, ne gjithe keto 23 vite, qe u bene simbol i luftes kunder komunizmit, hapjes se vendit, i ndertimit te nje shoqerie demokratike, integrimit e zhvillimit te Shqiperise. Po keshtu, me vizionin tone perendimor, perpjekjet tona, rolin stabilizues ne Rajon, ne i treguam botes demokratike se kush jane realisht shqiptaret, duke u bere keshtu nje faktor shume i rendesishem, per te gjitha arritjet historike, qe kombi shqiptar arriti ne keto pak vite. Patriotizem me te madh se ky nuk mund te kete. Ky eshte dhe roli i madh i PD e Berishes ne keto vite. Kjo eshte diviza jone fituese. Nacionalizem? Une do te thoja se nacionalizmi si term i perdorur, i takon te kaluares ne rajonin tone, pavaresisht nga disa aktivizime diku, qe ngjajne tashme me dinozauret para historike. Realisht me termin "nacionalizem" ne Rajonin tone, por dhe me gjere, lidhen shume drama te historise, shume tragjedi e kujtime te hidhura, qe sa me shpejt te harrohen aq me mire do te jete. Aq me pak nuk duhet te perseriten me kurre. Vizioni yne ka qene dhe eshte diametralisht i kundert me keto nacionalizma. Ne kete kontekst, do te thoja qe patriotizmi eshte termi me i pershtatshem per t’u perdorur per ate qe ka inspiruar PD, Berishen per te aspiruar e realizuar keto ndryshime gjigante ne keto pak vite. Pa dyshim dhe te asaj qe do te vazhdojme te ndertojme ne te ardhmen. Patriotizmi, nen nje mentalitet thellesisht perendimor e evropian, ka qene, eshte e duhet te jete flamuri yne.