E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armet, Halimi: Pakete te ashper per ata qe i mbajne Rozeta Rapushi



Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, u ndal serish dje tek “paketa e drejtesise kriminale”, duke u ankuar per denimet e lehta per krimin e mbajtjes pa leje te armeve te zjarrit. Serish ne “Facebook”, duke falenderuar te gjithe per komentet e bera ne lidhje me kete pakete, Halimi tha se nga studimi i kryer ne Ministrine e Drejtesise, rezulton se vetem per vitin 2012, jane me shume se 130 raste, 120 ne Durres dhe me dhjetera te tjera ne rrethe te ndryshme. “Masat e sigurimit per to jane po aq te papershtatshme. Ne 70% te rasteve, gjykata ka vendosur arrest ne shtepi ose detyrim paraqitje. Konstatohet lehte, se denimet per keto krime, jane ne minimumin e tyre. Shpesh denimet jane dhene dhe me pezullim te ekzekutimit. Keshtu me shkruante dhe nje ish prokurore dje”, - u shpreh ministri. Nga ana tjeter, sipas tij, bazuar ne statistika me shume 70% e vrasjeve kryen me arme zjarri, pikerisht me ato arme qe subjektet levizin ne publik. Halimi shtoi se mbajtja dhe perdorimi i armeve te zjarrit ne menyre te padiskutueshme jane nje shkak determinant ne ardhjen e pasojes, vrasjes se nje subjekti. “Denimi i ashper per keta persona, mbi te gjitha eshte ceshtje e sigurise publike dhe e parandalimit te krimit. Qytetaret presin nga ne politikanet qe na votojne dhe paguajne taksa, te permiresojme cilesine e jetes, por mbi te gjitha te rrisim sigurine. Ndaj dhe une mendoj se ligji duhet te mos lejoje asnje hapesire qe gjyqtaret, prokuroret apo avokatet te shfrytezojne, por te bejme nje pakete te ashper ndaj ketij krimi. Te bejme paketen me te ashper ne keto 20 vjet”, - theksoi ai. Ministri shtoi se do te zmbrapset krimi i mbajtjes se armeve te zjarrit duke hequr si lloj denimi cdo mase alternative pervec minimumi 10 vjet burg, perfshi ketu dhe pezullimin e ekzekutimit te denimit. Nga ana tjeter, Ministri i Drejtesise, tha se mazhoranca aktuale ka bere me shume se kushdo per sigurine publike. Ai permendi se deri ne vitin 2005, krimi i organizuar ishte kembekryq me qeverine e asaj kohe. “Ish Ambasadori USA ne ate kohe do shprehej se familjet e medha te krimit te organizuar kishin brenda politikane dhe emrat e kokave te krimit perdoreshin shpesh ne KPD-ne e socialisteve per te treguar lidhjet e tyre me krimin. Banda qe leviznin lirshem dhe vrisnin po lirshem, jo vetem kundershtaret por dhe kalimtare te thjeshte”, - akuzoi Halimi. Ai permendi gjithashtu faktin se ne vitin 2005 ishin vetem 3000 te denuar, sot jane me shume se 7.000. “Ne zmbrapsem krimin e organizuar per 7 vjet dhe ndryshuam Shqiperine, nga vend i bandave, trafikut dhe gomoneve, ne vend te zhvillimit te turizmit. Edhe krimi urban, krimi i rruges duhet te marre nje pergjigje te ashper, shume te ashper, me te ashpren ne keto 20 vjet, sepse ne jemi ndryshimi, perpara”, - perfundoi ministri ne “Facebook”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›