E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu: “Emri i Ismail Qemalit vetëm nder i bën Universitetit dhe Vlorës”

Autori i Lajmit: red.
Profesor Tritan Shehu, njëkohësisht dhe nënkryetar i PDR, ka komentuar dje në një prononcim për “Ballkan” vendimin e Senatit Akademik të Universitetit të Vlorës, për të hequr emrin e Ismail Qemalit këtij universitetiti, duke thënë se: “Me thënë të drejtën e pashë me çudi atë propozim. Universitetet vërtet kanë autonominë e tyre, kanë të drejtë të bëjnë propozimet e tyre, të japin sugjerime. Por kemi dy elementë, mendojë se duhet të jemi shumë më të kujdesshëm në këto gjëra. Së pari që kur u themelua Universiteti i Vlorës është lidhur me emrin e Ismail Qemalit, dhe më duket se ky emër nuk e dëmton, përkundrazi i jep nder, hapësirë më të madhe. Së dyti unë mendoj se Ismail Qemali ka qenë një figurë e shquar e kombit shqiptar, një figurë poliedrike e kombit, kështu që unë nuk shoh pse të kenë frikë apo hezitim që njerëz që nuk kanë qenë të involguar me shkencën direkte apo direkt me Universitetin të mos merren si menra për to kur këta janë figura akoma më të mëdha të vendit. Praktika të tilla ka dhe në vende të tjera. Nga ana tjetër mendojë se Universiteti është shumë i gjërë në koncept sesa vet didaktika. Dhënia e emrit të universitetit për meritat që ka Ismail Qemali në historinë e vendit, besoj se është një element pozitiv dhe i fortë. Unë e shikoj me çudi këtë veprim të kolegëve të mi të Senatit të Vlorës shumë i dyshimtë si vendim, dhe duhet ti dëgjojmë mirë argumentat e tyre sepse më duket se është një veprim paksa i nxituar dhe jo shumë i menduar. Është një vendim i nxituar, një vendim teknokrat në kuptimin se për të pasur një emër që vjen nga shteti. Emri i Ismaili Qemalit i bën nder këtij universiteti por dhe Vlorës dhe gjithë Shqipërisë, dhe ndryshimi i emrit sjell probleme”.
P.Shehu
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›