E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon rektori i Vlorës

Autori i Lajmit: red.
Pas akuzave për heqjen e emrit “Ismail Qemali”, Universitetit të Vlorës, ka reagur rektori i këtij institucioni, Tanush Shaska. Ai ka deklaruar se nuk është marrë asnjë vendim për heqjen e emrit, por për kalimin e tij në një tjetër Universitet në Vlorë. “Propozuam ndryshimin e emrit, për njohjen e universitetit jashtë vendit, pasi në perëndim universitetet njihen me emrat e qyteteve ku ndodhen,” ka argumentuar propozimin e tij rektori Shaska. Ndërkohë kreu i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika dhe qytetarë të Vlorës janë shprehur kundër ndryshimit të emrit të universitetit. Ndërsa kreu i PS-së në Vlorë ka kërkuar dorëheqjen e rektorit, duke e cilësuar propozimin e nisur prej tij si një akt të paprecedent.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›