Shehu Jo votim te fshehte per anetaret e gjykatave
Demokratet kundershtojne propozimin e socialisteve per ndryshimin e rregullores se Parlamentit. Anetari i Komisionit te Ligjeve deputeti i PD-se Tritan Shehu thote se votimi nominal ne Kuvend nuk duhet te zevendesohet me ate te fshehte. Ndryshimet e bera se fundi per krijimin e nje hapesire me te madhe te votimit te hapur te deputeteve votimit nominal te deputeteve per elemente te rendesishem politike per instanca te larta politike dhe te drejtimit te institucioneve te vendit me duket nje hap pozitiv. Kjo rrit pergjegjshmerine e deputetit shton transparencen e Parlamentit shton pergjegjesine e deputetit ndaj elektoratit te tij dhe padyshim forcon funksionet politike te deputetit. Per mendimin tim personal ai 60 minutesh nuk duhet te ekzistoje fare tha per AS Shehu.