Shehu: Negociatat për kufirin detar i shërbejnë paqes. Rama kërkon të na fusë në konflikt me Greqinë
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, duke folur për Neës 24, ka thënë se negociatat e reja mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar, i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në rajon. Për këtë arsye, akuzat e opizitës, sipas tij, janë qesharake, ndërsa shprehet se kreu socialist, Edi Rama, kërkon të krijojë konflikte artificiale mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke.
Të kesh marrëveshje me fqinjët, që të zgjidhësh problemet nëpërmjet marrëveshjeve, dialogut, negocimit. Është padyshim pjekuri, zhvillim demokratik. Kryetari i Partisë Socialsite kërkon nëpërmjet spekulacioneve jo vetëm të hedhë baltë mbi Partinë Demokratike, mbi qeverinë, mbi mazhorancën, por kërkon të krijojë konflikte artificiale të Shqipërisë me të tjerët, gjë e cila nuk i intereson dhe nuk është në përputhje me interesat e Shqipërisë, tha Shehu.
Duke folur për kryeprokurorin e ri, Shehu thotë se mazhoranca i ka të gjitha kapacitetet për të propozuar një emër nga radhët e saj, por thekson se kryeprokurori i ri do të zgjidhet brenda kuadrit Kushtetues dhe më e rëndësishmja është se nuk do të jenë emrat, por respektimi i ligjeve të vendit.
Ai është ndalur edhe në ndryshimet e fundit në SHISH, duke akuzuar ish-kreun e saj, Bahri Shaqiri, se ka qenë i ndikuar politikisht.
Ai institucion në punën e tij, krahas zhvillimeve politike që ka pasur dhe ka realizuar në këtë periudhë, në zhvillimet e vendit tonë, në disa elementë ka çaluar dhe ka patur interferenca jo pozitive që duhet të kishin me atë institucion në punën e tij. Gjë që ka bërë që puna e tij në momente të caktuara të jetë jo fort e qartë dhe produktive, tha Shehu.