Shehu: Opozita kerkon te tensionoje klimen politike Eva Gjura
Mazhoranca kundershton pretendimin e opozites se eshte shkelur ligji apo rregullorja e Kuvendit gjate votimit te kandidatures se anetarit te KLD-se ne seancen e fundit parlamentare. Deputeti i Partise Demokratike, Tritan Shehu, gjate nje prononcimi per "Koha Jone", eshte shprehur se gjithe ai tension ne sallen e Kuvendit u shkaktua nga vete opozita dhe konkretisht nga kryetari i grupit parlamentare te PS-se, Ruci, i cili prishi procesin e votimit me kuti, megjithese me pare vete kishte rene dakord qe votimi te kryhej ne ate menyre dhe jo me elektronike. Sa per votimin me elektronike, deputeti i PD-se deklaron se ai eshte nje opsion krejt i mundshem kur kerkohet votim i fshehte. "Opozita e shkaktoi vete votimin me elektronike, sepse kryetari i grupit te tyre prishi procesin e votimit me kuti. Votimi elektronik eshte nje opsion krejt i mundshem kur kerkohet votim i fshehte dhe ketu nuk ka asnje shkelje ligjore apo kushtetuese", - eshte shprehur deputeti Shehu. Ne lidhje me pretendimin e opozites se do te shqyrtoje mundesine per t'iu drejtuar Gjykates Kushtetuese per te interpretuar votimin e dites se enjte, deputeti i PD-se shprehet se kjo eshte nje e drejte e opozites, te beje c'te doje, por ne ate votim nuk ka asnje shkelje ligjore apo kushtetuese. "Ata mund t'i drejtohen Gjykates Kushtetuese eshte e drejta e tyre, por une nuk shikoj asnje lloj shkelje te elementeve kushtetuese apo te Rregullores se Parlamentit ne kete ceshtje, une mendoj dhe besoj se ky eshte nje kapitull i mbyllur tashme", - ka deklaruar deputeti i mazhorances. Ai ka theksuar faktin se votimi me elektronike eshte krejt i rregullt dhe nuk ka asnje pengese ligjore. "Votimi i fshehte elektronik eshte brenda te gjitha hapesirave ligjore dhe nuk ka asnje hapesire ligjore qe ta kundershtoje kete nga ana kushtetuese dhe nuk ka asnje perplasje me Kushtetuten. Nuk eshte hera e pare qe ne votojme per dy kandidatura me votim elektronik dhe ketu nuk ka asnje pengese ligjore", - u shpreh Tritan Shehu. Gjithashtu, deputeti i mazhorances deklaron se e gjithe ajo skene e pakendshme ne sallen e parlamentit u be qellimisht nga opozita, e cila po kerkon te gjeje cdo shkak per te tensionuar klimen politike dhe kjo tashme po vertetohet cdo dite e me shume. "Opozita po kerkon qe ta ktheje kete votim te thjeshte ne nje konfikt politik dhe une mendoj se ketu opozita u nis gabim, krijoi ato probleme qe krijoi, po ta kishte pare thjesht si votim per nje anetar te KLD, ashtu sic ishte realisht, nuk do te kishte krijuar kete. Opozita kishte nje qendrim te paramenduar dhe gjerat shkuan ashtu sic i pane te gjithe", - ka theksuar deputeti i PD-se.