Aksident ne Lushnje
Një shtetase greke ka gjetur vdekjen në autostradën Lushnjë-Fier pranë fshatit Pirrë. Viktima Maria Eleni Akapulo, 37 vjeçe ka qenë pjesë e një grupi turistash grekë, të cilët po udhëtonin me motorra. Grupi i cili përbëhej prej 10 motoçiklistash vinte nga Greqia dhe udhëtonte drejt kryeqytetit shqiptar. Sipas policisë rrugore shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit si rezultat i shpejtësisë nga 37-vjeçarja. Në momentin e aksidentit turistja ka qenë e vetme në motorr. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje viktima është përplasur me trafikndaresën në autostradë çka ka rezultuar fatale për të. Menjëherë grupi i turistëve grekë ka ndalur udhëtimin, dhe vetëm pas dy orësh një pjesë e tyre kanë rinisur udhëtimin.