Kodi i ri i etikes mjekesore

Pikërisht për të ndërtuar këtë urë lidhëse mjek pacient, Urdhri i Mjekut ka promovuar Kodin e ri të Etikës mjekësore, i cili është përshtatur me kodet e vendeve më të zhvilluara.
Sipas ministrit të shëndetësisë Petrit Vasili, sistemi shëndetësor nuk mund të funksonojë nëse mungon themeli i etikës.
"Ky është një kod që ezauron elementët kyç të raportit mjek-pacient ndaj është e domosdoshme të promovohetm sa më gjerësisht. Sugjeroj urdhrave dhe shoqatave të profesionistëve që ta shihni si element themelor të sistemit. Sistemit mund t’i mungojë një pajise apo bar i caktuar, po nëse i mungon themeli i etikës, ky sistem nuk mund të funksionojë", tha ministri Vasili.
Kodi i ri i etikës parashikon penalitete të tilla që të çojnë në heqje të licensës së mjekut nëse bluzat e bardha bëjnë gabime profesionale apo japin përgjigje jo etike.