E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu: Shqiperia ne BE, ne vitin 2013-te

Teksa ka evidentuar sigurine per fitoren e nje mandatit te dyte qeverises per koalicionin e djathte, Shehu, nuk ka munguar qe te operoje me premtimin qe Shqiperia gjate mandatit te ri do te jene anetare me te drejta te plota te Bashkimin Evropian. Nje enderr e kahershme e shqiptareve, te cilet e kane ndjere veten gjithnje brenda Evropes. "Shqiperia do te jete zyrtarisht anetare e Bashkimit Evropian ne vitin 2013-te". Keshtu u shpreh dje me siguri, kandidati per deputet i Partise Demokratike ne Tirane, Tritan Shehu. Sipas tij, me hapat e deritanishme te Shqiperise drejt Bashkimit Evropian, vendi yne do te jete anetar me te drejta te plota ne kete organizate ne fund te mandatit te dyte te mazhorances se djathte. "Aplikimi i Shqiperise per ne Bashkimin Evropian, ashtu si arritjet e medha ekonomike ne vend, permiresimet qe jane bere ne shendetesi dhe infrastrukture, jane ngjarje qe fillojne nje tjeter ndryshim ne mandatin e dyte te kesaj qeverie", u shpreh Shehi. Sipas tij, mazhoranca e djathte do te kete mbeshtetjen dhe perkrahjen e qytetareve per shkak te premtimeve te mbajtura gjate ketij mandati. "PD do te fitoje me sigurim me shume se gjysmen e mandateve te deputeteve ne qarkun e Tiranes", theksoi Shehi. Nderkohe qe po kjo mazhorance, premton se nese fiton garen elektorale te 28 qershorit, atehere jo me larg se gjashte mujori i dyte i vitit te ardhshem, shqiptaret do te mund te levizin lirisht ne vendet "Shengen".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›