Topalli: Mandati i dyte, per integrimin ne BE
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh e bindur ne Kavaje se mazhoranca do te fitoje mandatin e dyte, per premtimet e mbajtura ne Shqiperine qe po ndryshon. Ne vijimi te turit te saj, "Grate per fitoren", Topalli akuzoi se ne kater vitet e qeverisjes se djathte, opozita votoi gjithnje kunder, sa here flitej per reforma, per te rritur rrogat. "Sa here qe kishim reforma per te nenshkruar MSA-ne, ata i binin bilbilave, sa here kishim reformat per te votuar buxhetin shtese, ata bojkotonin Parlamentin, sa here qe vinte dhe afrohej dita per te marre ftesen per NATO, ata protestonin ne shesh dhe pastaj vinin dite te tjera, per te dorezuar kerkesen per statusin e vendit kandidat per BE, cdo dite ne televizion, shtate here ne televizion, nuk guxonin ta benin, nuk donin ta benin, nuk mund ta benin, do ta linin ne sirtar", akuzoi kryetarja. Sipas saj, projektet e zhvillimit ne 4-vjecarin e ardhshem te mazhorances se djathte, jane po aq ambicioze, sa kane qene keto qe jane realizuar gjate kesaj periudhe.