Shehu: Vitin e tjeter takimi me i rendesishem ne Shqiperi
Vitin e ardhshem ne Shqiperi do te mbahet konferenca me e rendesishme mbi semundjet e kancerit. Lajmi eshte bere publik gjate nje konference te zhvilluar nga
Kryetari i Komisionit te Shendetesise Tritan Shehu. "Vitin e ardhshem ne Shqiperi, do te mbahet konferenca me e rendesishme, e kontrollit te kancerit e cila organizohet nga task-force e Mesdheut, per kontrollin e tumoreve" ka pohuar Shehu. Sipas tij, kjo eshte nje ngjarje e rendesishme per Shqiperine, ku duhet te kete nje pergatitje serioze si nga stafi mjekesor ashtu edhe nga strukturat drejtuese te ketij sektori. Gjate viteve te fundit Ministria e Shendetesise, por edhe Drejtoria e QSUT-se eshte duke i kushtuar nje vemendje te madhe ketij sektori per vete faktin se cdo vit ka nje rritje me 25 per qind te rasteve.