Sallaku: Ne 20 vjet jane dyfishuar tumoret
Sonila Isaku
Semundjet e kancerit duket se po vene nen kthetra nje pjese te mire te shqiptareve, pasi te dhenat tregojne se qe nga viti '90 e deri me tani ka nje dyfishim te tyre. Nese sot shenohen deri ne 450 raste te reja cdo vit me semundje te tumoreve, 20 vjet me pare jane shenuar 1800 deri ne 2 mije te tilla.
Rastet
Shqiperia renditet ne listen e vendeve qe kane shifra te larta te pacienteve, qe vuajne nga tumoret. Ne 20 vitet e fundit eshte shtuar ndjeshem numri i pacienteve qe vuajne nga lloje te ndryshme te tumoreve, duke e dyfishuar ate, krahasuar me vite me pare. Shefi i sherbimit te Onkologjikut ne QSUT, thote se diagnostikimi i hershem i pacienteve, eshte nje nga prioritetet e strukturave te shendetesise. "Nga viti '90 deri ne vitin 2010 ne kemi dyfishim te rasteve me kancer ne Shqiperi. Si ne mbare boten dhe ne vendin tone, nuk bejne perjashtim te meshkujt kanceri qe prek me teper mushkerine dhe te femrat kanceri i gjirit", tha Agim Sallaku, shef i sherbimit te onkologjise Sipas tij, problematike, mbetet dhe vdekshmeria pasi mungon sensibilizimi i qytetareve, shprehet shefi i onkologjikut. "Vdekshmeria vazhdon te mbetet e larte sepse fatkeqesisht ende popullsia shqiptare nuk eshte ndergjegjesuar sic duhet qe kanceri nuk eshte me nje fatalitet por nje semundje qe mund te sherohet, dhe mund t'ju them qe sot ne bote, rreth 50 per qind e rasteve me kancer mund te sherohen ose te kene mbijetesa jashte mase te gjata" nenvizoi Sallaku.
Situata
Sot mjeket shqiptare i takojne te semuret ne gjendje te rende ku rreth 80 per qind e tyre i kane te pakta shanset e sherimit. Nderkohe qe mjeket theksojne se faktoret qe ndikojne ne rritjen e numrit te pacienteve jane te shumte por me kryesorja mbetet menyra e jeteses, ku jeta tashme eshte bere shume sedentare. "Si kudo ne vendet e tjera obeziteti po behet problem, aktiviteti fizik eshte reduktuar shume, grate nuk lindin me shume femije dhe c'eshte me e rendesishme eshte qe grate martohen dhe lindin me vone ne mosha te avancuara"nenvizon Sallaku. Sipas tij, eshte shtuar edhe konsumi i alkoolit, konsumi i duhanit, eshte rritur ndotja, ka stres. Te gjitha keto jane faktore te cilet favorizojne shfaqjen e semundjes. Keto faktore kane ndikuar qe gjate 15 viteve te fundit te kemi nje rritje 50-60 per qind te rasteve me kancer ne vendin tone. Dhe per te kuruar keto paciente nevojitet nje shume e madhe parash per blerjen e citostatikeve. Vetem per kete vit eshte parashikuar nje fond prej 510 milione lekesh nderkohe qe sipas burimeve zyrtare nga QSUT rezulton se nje vit me pare ky buxhet ishte 300 milion leke te reja.