E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatet, negociata me PD per sistemin

Sistemi zgjedhor ka qene pjese e debateve mes partive te vogla parlamentare te djathta dhe PD qe drejton koalicionin qeverises. Pas nje sere kerkesash te ketyre partive per nje takim me kryetarin e mazhorances, Berisha, per te diskutuar ne lidhje me gjetjen e nje mundesie per nje sistem sa me te favorshem per te vegjlit, duket se as takimi me kryetarin e ekzekutivit nuk e ka zgjidhur shqetesimin qe ka kapluar keto parti, mjaft te rrezikuara per te qene "viktima" te sistemit proporcional rajonal me lista te mbyllura. Berisha, me se njehere, ka deklaruar se do te qendroje korrekt ne deklaratat e tija per mbeshtetje ndaj propozimeve te socialisteve ne opozite per sistemin proporcional rajonal. Deri me tani nuk ka dhene asnje shenje per heqjen dore nga ky sistem, duke kerkuar nga partite aleate nje model qe do te perafronte numrin e votave te perkthyera ne deputete. Nderkohe qe nuk ka dhene garanci per ndryshimin e sistemit, duke sjelle ne kete menyre dhe propozimin e krereve te partive te vogla qe kryetaret te jene ne disa lista rajonale, me qellim mundesine e hyrjes ne Kuvend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›