E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheiku Edi Rama nuk i ndërpret pushimet, “përballon” emergjencën me Mrikat e PS-së

Një nga risitë që na pruri viti 2010 është politikë bërja nga Burxh Al Arabi i Egjiptit nga sheiku i bashkisë, Edvin Kristaq Rama. Përmbytjet nga hapja e portave të hidrocentraleve dhe baticat detare në veri të vendit janë fatkeqësi e madhe natyrore, dhe padyshim në këto raste duhet të bashkohen të gjithë, duhet të hidhen pas inatet politikës sepse fenomenet natyrore janë të rrezikshme për të gjithë. Por në këtë emergjence na shtohet edhe qasja miopike e xhon-socialistëve, që kryesohen nga sheiku luksoz Edvin Rama.Nuk ka asgjë të keqe të pranojnë se nuk na mungojë aspak prezenca e faraonit të socialistëve në të përditshmet shqiptare këto ditë festash. Megjithatë për të na nxirë faqen siguroi një intervistë shqip nga parajsa e Sharm El Sheikut, ku bën një i nxehtë që kalon 30 gradë, Edi Rama dërgoi mesazhin se duhej patjetër të baltosni qeverinë me përmbytjet dhe baticat që natyra ka nënshtruar për t’u zgjidhur. Pasi kaloi nga ura e Senës në saunat e nxehta të Egjiptit shkoi në Dubai për t’u shastisur krejt nga kullat 800 metroshe. Nuk ka faj sepse të gjorit iu kujtuan kullat e Fidelit në mes të Tiranës,.Ndërkohë krahasimi mes politikës së vjetër socialiste ku ish-kryeministri Nano vallëzonte në Buzukë të Greqisë kur Shqipërinë e kaploi tragjedia e të mbytyrve në det; po ashtu politika e re e Edvin Kristaq  Ramës shëtit paqshëm më eunukët e tij në piramidat e faraonëve dhe në sajnat e shkretëtirës së Dubait, kur Shqipëria veriore po përballet me aktualitetin e përmbytjeve natyrore. Në këtë situatë emergjente, Edi Rama, i cili nuk do të prishë rehatin e pushimeve të tij, megjithatë, nuk ka ngelur pa bërë politikë me gratë e oborrit të tij. Mrikat e PS-së, një herë Armela Imeraj dhe një herë Mimi Kodheli, dolën dje, dhe siç duket kishin ngatërruar SMS-të e mbërritura nga Burxh Al Arabi, sepse herë flisnin për Dritanm Priftin dhe herë për pasaportat, por aspak për situatën emergjente. Ah, po. Diku Armela përmendi një FNSH virtuale të opozitës, që sipas dhe vetëm Armelës, është në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura, por që duket se ishte një sajesë aty për aty nga altorporlanit i Edi Ramës, sepse prej dy ditësh, as Namik Dokle e Tom Doshi, nuk po duken më në ekranet e televizioneve, e jo më të mendohet se mund të shihen në zonat e përmbytura, ku Armela, sheh ëndrra me FNSH-ëra. Dukshëm, ndaj edhe dje, i kishte ngelur radha Armelës, që të vazhdonte në rrugën e Namik Dokles...Mirëpo siç dihet përvoja me menaxhimin e zi të përmbytjeve nuk është e re për kryetarin e bashkisë së Tiranës, pasi kjo u pa qartë në papërgjegjshmërinë totale në përmbytjen e nëntorit të 2002 nga Komuna e Parisit deri në Tiranën e re. Ndërkohë, sa herë bie shi, Tirana ka aftin e keq të përmbytet rregullisht, jo vetëm te Komuna e Parisit, por edhe te “7 Xhuxhat”, sepse Edi Rama ka dhënë leje pa kritere ndërtimi, mbi kolektorë, qofshin ata të ujërave të bardha apo të zeza. Përmbytje edhe në Greqi nga uji i detitPërmbytje ka pasur edhe në Greqi, pasi zonat bregdetare dhe disa ishuj kanë pasur probleme për shkak të motit të keq me reshje të dendura shiu, ku uji i detit ka vërshuar duke mbuluar rrugët. Shumë zona bregdetare u përmbytën dy ditët e fundit. Uji i detit ka pushtuar disa zona në Peloponez, Rio, por edhe disa ishuj. Uji ka përmbytur dhjetëra shtëpi e dyqane. Sipas specialisteve, rritja e nivelit nuk lidhet me ngrohjen globale, ndërsa për orët e ardhshme parashikohen përmbytje të reja, raporton agjencia greke e lajmeve, ANA....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›