Historike/Polonia përgjysmon pensionet për ish-sigurimsat e komunizmit. Shembulli pret të ndiqet

Nga 1 janari i këtij viti, 40 mijë ish-komunistë polakë kanë parë me sy të zgurdulluar sesi pensioni i tyre përgjysmohej me 50 për qind. Ligji i qeverisë polake ka për qëllim “të ndërmarrë një nismë kundër atyre që mbajtën në këmbë një sistem çnjerëzor”. Midis të prekurve ai që bie në sy është ish-gjenerali që ka drejtuar për shumë vite Poloninë Wojciech Jaruzelski 86 vjeç, që me këtë ligj të posaçëm për komunistët pensioni do t’u përgjysmohet dukshëm. Sipas gazetës britanike “Telegraph” ligji do të presë me gërshërë pensionet dhe rrogat e atyre ish-komunistëve (gra e burra), ku midis tyre ka shumë ish-agjentë të sigurimit polak dhe të aparateve të policisë sekrete. Edhe pse përgjysmimi për ish-komunistët është i konsiderueshëm disa parti kanë kërkuar që ketë përsëri një ulje të pensioneve dhe rrogave për ata që kanë bashkëpunuar me sistemin komunist. Ndërkohë rioragnizmi komunist nën partinë “Aleanca për të majtën polake”, që mbron politikisht komunistët, ka deklaruar se do ta çojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Nga ana tjetër liderët Kaczynsky kanë deklaruar se ligji është në kuadër të, “luftës kundër komunizmit” që sheh në pararojë dy binjakët në politikën e lartë polake si, Lech dhe Jaroslaw Kaczynski, që janë respektivisht presidenti i vendit dhe kryetar i partisë për Drejtësi dhe Ligj, po ashtu ish kryeministër. Një nga dy ligjet e fundit që janë aprovuar në parlamenti polak ka qenë edhe ai dhjetorit 2009 ku është ndalur me ligj prezenca në vendet publike dhe mbajtja e materialeve propagandistike të komunizmit, pra nuk do të këtë më në dritë të diellit “as drapër e çekan, as yll me pesë cepa”. Sot në Poloni të veshësh një bluze me imazhin e Che Guevara është një shkelje ligjore. E thekson qartë neni 256 paragrafi 2, i cili thotë se “ ka heqje lirie për dy vjet për atë person që propagandon imazhe, duke i importuar, prodhuar, prezantuar, transportuar dhe dërguar objekte me simbolin e komunizmit”. Ky është një ogur i mirë për demokracinë e Polonisë pasi dekomunistizimi i shoqërisë do të çlirojë një herë e mirë të kaluarën e marrë peng nga komunistët dhe e ardhmja evropiane. Vala polake e dekomunistizimit me dy ligjet e fundit në dy muaj do të thotë se furia e saj do të shtrihet në të gjitha vendet që kanë qenë satelitë në orbitën e bashkimit sovjetik. Ish-sigurmsave dhe aparatçikëve të tjerët që nga Polonia e më tej do t’u priten të gjitha burimet financiare nga sistemi i sigurimeve shoqërore. “Drejtësia vonon por nuk harron” këtë na sugjeron nismat ligjore të demokracisë polake....