E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheiku padit Forbes, i uli pasurinë në 20 miliardë dollarë

sheikuNjë princ saudit ngriti një padi ndaj revistës Forbes, pasi në klasifikimin e saj të personave më të pasur në botë, vlerësoi pasurinë e tij me vetëm 20 miliardë dollarë. 

Princi Alwaleed bin Talal, në bazë të këtij klasifikimi është personi i 26 më i pasur i botës, por ai pretendon se pasuria e tij reale është 30 miliardë, duke u future ne 10-she.

Duke nënvlerësuar pasurinë e tij me dhjetë miliardë dollarë, princi do të kërkojë korrektimin e renditjes dhe një dëmshpërblim, me argumentin se varfërimi fiktiv i ka dëmtuar imazhin.

Bin Talal, i cili zotëron fitime të mëdha nga puset e naftës në Arabinë Saudite, ka gjithashtu aksione në disa prej kompanive më të mëdha të botës, si Apple, Facebook, Twitter apo në koorporatën e Rupert Murdoch.

Midis pronave të tij të shumta përfshihen hotelet Savoy dhe Plaza në Nju Jork, si dhe rrjeti i hoteleve Four Seasons,transmeton “TCh” . P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›