E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Shpresojmë që Shqipëria të kalojë testin e zgjedhjeve. Kiesewetter: Humbësi ti japë dorën fituesit

aleksander-arvizu3Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka postuar një mesazh në Twitter, ku thekson se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për demokracinë, një test që shpreson se Shqipëria do e kalojë.

Këto zgjedhje do të jenë një test për demokracinë në Shqipëri, një test që ne shpresojmë se Shqipëria do e kalojë, shkruan Arvizu.

Kurse deputeti demokristian në Gjermani, Roderich Kiesewetter, thotë në një intervistë për DË se humbësi dhe fituesi duhet të shtrëngojnë duart pas zgjedhjeve.

Të dhënat ekonomike janë disi më të mira se sa pritej, por më e rëndësishme se kjo është që vetë partitë e kanë kuptuar se sa i nevojshëm është një parlament funksionues. Besoj se nga krizat e kaluara janë nxjerrë mësime. Kam vetëm një shpresë që pas zgjedhjeve humbësit të mos merren me fajësime të palës tjetër, dhe që fituesit të përdorin tone pajtuese, që ata t’i japin dorën njëri-tjetrit. Atëherë shoh perspektiva shumë të mira që Shqipëria ka shanse më të mira për të marrë statusin e vendit kandidat se para një viti, tha Kiesewetter./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›