E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shekulli Online, më pranë lexuesit

Është një kohë ndryshimesh e progresi në redaksinë tonë. Nga data 15 prill gazeta Shekulli vjen te ju në një formë të re, më interaktive, me video, audio dhe LAJMIN E FUNDIT.

Në një kohë kur informacioni është kthyer në pronën më të çmuar për gjithsecilin, ne jemi përsëri në pararojë.

Lëvizjet e shpeshta, nevoja e një informacioni më fleksibël, kërkesat e lexuesve dhe për audio e video, ishin nevojat që linden gjatë eksperiencës sonë disa vjeçare, nevoja qe plotësohen ne mënyrë superiore tashmë nga Shekulli Online.

Ne Shekullin online, do të ketë më shumë informacion të sekondës të fundit, më shumë analiza e interaktivitet.

Krijojmë nje portal te lajmit shqiptar ku nuk kufizohemi vetëm me fjalët e limituara nga mediumi i gazetës print, por kthehemi ne një produkt multimedial. Përveç artikujve do te ketë video, audio, lojëra, argëtim dhe gjithçka për tu informuar dhe për të kaluar kohën tuaj të lirë.

Është një kohe sfide ne redaksinë tone, megjithëse kemi avantazhin e një stafi qe është  paralel ne boten e informacionit ne Shqipëri. Shekulli online na vendos para sfidave te reja. Nevojës se rifreskimit te informacioneve, te dhënave dhe videove ne kohe reale, për te paraqitur skenën e lajmit jo vetëm shqiptareve brenda atdheut por kudo ne bote. Për tu bere një përçues i mundësive te informimit, dhe suksesit për të gjithë kombin shqiptar.

Dimensionet e reja te komunikimit, aq te ndryshme nga printi, paraqesin sfida te reja, por ne fillojmë punën me besim te mundësitë tona, sepse e dimë vlerën e pamatë qe ka për te gjithë shqiptaret.

Si liderët e informacionit ne Shqipëri, kemi përsipër përgjegjësi të mëdha, dhe sfida e Shekullit Online është një mundësi, qe megjithëse kërkon shume me tepër energji, do te na ndihmoje të jemi më pranë jush.

Nevojat e tregut te lexueseve ne print do te plotësohen nga nje projekt i ri, nga lajmi i fundit në Internet te Shekulli Online.

Do te jete një platforme komplete ezauruese e informacionit ne Shqipëri dhe botë e rajon. Si edhe një shkalle mbështetëse për ne për te zgjeruar markën edhe ne nje projekt madhor audio-vizual ne te ardhmen.

Kërkojmë që të lini komentet tuaja për faqen e re të Shekullit. Jepni mendimin se çfarë duhet të ndryshojmë më mirë në www.shekulli.com.al.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›