Berisha, uron Berluskonin, asnjë koment për çeshtjet vendore
Kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka komentuar zgjedhjet në Itali, duke mos folur shumë për çështjet politike në vend. I pyetur nga gazetarët për reformën zgjedhore, Berisha tha vetëm se ajo nuk cënon interesat e asnjë force politike, por synon një hap tjetër përpara drejt projekteve të mëdha, siç është integrimi. Berisha ka uruar Silvio Berluskonin për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe tha se vendi ynë me shtetin fqinj ka marrdhënie të shkëlqyera pavarsisht spekterit politik që është shpallur fitues.