E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet kompania ajrore, më e madhja në botë

Pas disa muaj negociatash, dy shoqëritë ajrore amerikane Delta Air Lines dhe Northwest Airlines njoftuan për shkrirjen e tyre duke krijuar shoqërinë ajrore më të madhe në botë.  Bashkimi do të pasoje përmes shkëmbimit të aksioneve në vlerë prej tre miliardë dollarësh, njoftuan përfaqësuesit e dy kompanive. Delta dhe Northwest bashkërisht me rreth 800 avionë dhe 75 mijë punëtorë arrijnë një qarkullim vjetor prej më tepër se 35 miliardë dollarë amerikan. Delta është kompania e trete me e madhe ajrore ne SHBA persa i përket përmasave, ndërsa Northwest e pesta. Dy kompanitë kishin kohe qe negocionin per shkrirjen e tyre me shpresën për te zbutur disi problemet e sektorit te goditur nga rritja e çmimit te karburantit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›