E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një muaj nga Gërdeci

Një muaj pas shpërthimit tragjik ne Gërdec ngjarja e paprecedent, një nder me tragjiket e dekadave te fundit vazhdon te mbetet ende e pazbardhur. Fshati qe u be epiqendër e shpërthimit te cilësuar nga mediat e huaja apokaliptik, vazhdon te jete i shkatërruar totalisht, me gërmadha shtëpish te shkatërruara, zyrtarisht i pastruar nga mbetjet ushtarake, por realisht me rrezikun e predhave te paplasura qe mund te gjenden ende ne krater dhe zonat përreth. Shumica e banoreve te Gërdecit, një muaj pas tragjedisë vazhdojnë te strehohen ne kovaleshenden e Durrësit apo tek te afërm, ndonëse nuk janë te pakte dhe ata qe kane zgjedhur te mos largohen nga pjeset e mbetura te shtëpive te rrezuara apo te vendosen ne bunkere te zones qe dekada me pare i kishin shërbyer mbrojtjes nga armiqtë. Megjithë përpjekjet e qeverise dhe te pushtetit vendor per rehabilitimin e strehimit per këta banore dhe te tjerëve te dëmtuar ne bashkine  e Vorës dhe fshatrave përreth, gjendja mbetet ende e pandryshuar dhe kaotike. Njerez te dëshpëruar ne kulm nga ajo qe ndodhi mesditën e 15 marsit, prane ish punishtes se çmontimit te predhave, presin qe shteti tu dëmshpërbleje realisht demin e shkaktuar, pasi shume prej tyre kane ankesa për dëmshpërblime qesharake dhe abuzime ne verefikimin e dëmeve nga grupet e eksperteve ne terren. Tragjedia e Gërdecit, nje muaj pas saj numëron 26 viktima te moshave te ndryshme, punëtorë te çmontimit te predhave dhe banore te zonës, 19 nga te cilët janë gjetur te vdekur ne terren dhe 7 te tjerë qe kane humbur jetën nga plagët e renda ne spitalet e vendeve fqinje. Përveç këtyre qindra te tjere kane marre plage nga ky shpërthim dhe jane kuruar ne spitalet e vendit. 1 muaj pas shpërthimit te 15 marsit, ne pranga jane vetëm 3 persona te akuzuar vetëm per mungese kushtesh teknike per përdorimin e lendeve plasëse e djegëse. Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholi ndodhen ne qeli nen hetim, ndërkohë qe dosja është mare ne dore nga një grup i zgjeruar me 16 hetues e eksperte te linjave te ndryshme ne prokurorinë e përgjithshme. Nje muaj pas shpërthimit te Gërdecit, është me i zbuluar se kurrë, një mori faktesh te zeza qe zbuloi kjo tragjedi. Shfrytëzimi i punëtoreve, grave dhe fëmijëve si skllevër ne fabrikën e vdekjes, prone e Delijorgjit, indiferenca e shtetit dhe qeveritareve përballë rrezikut te kësaj mine gjigante, 7 km larg tiranes dhe 2 km larg aeroportit te vetëm ndërkombëtar te vendit, dhe për me tepër zbulimi i majës se ajsbergut te korrupsionit qe përfshin dhe zyrtare te larte te qeverise  me shitjen e armeve dhe municioneve janë te vërtetat e hidhura qe dolën ne drite pas shpërthimit te Gërdecit. 1 muaj pas tragjedisë panorama është po aq e dhimbshme sa mesditën e 15 marsit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›