E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dje bunker sot Europe

ndrra te fundosura ne mes te detit. Njerez pa varre qe si synim kishin vetem nje gje Nje jete me te mire. Histori te mbushura me lot dhe dhimbje pergjate 15 viteve te fundit te shkaktuara nga nje pengese

Pasaportat e bashkeqytetareve tane do te jene bosh pas ketyre Krishtlindjeve ashtu sic kane qene edhe 15 vjet me pare. Me vetem nje ndryshim tashme kalimi me gomone i Kanalit te Otrantos do te jete nje kujtim i hidhur i memories kolektive shqiptare. Sot ne prag te nje dite te shumepritur nga te gjithe shqiptaret vlen te kujtojme ata persona qe e kishin te padurimte kete dite e qe vendosen kunder deshires e kunder pritshmerise te kalonin me gomone per ne brigjet e Italise. Qe nga prilli i vitit me te vetmin synim qe te arrinin ne brigjet italiane kane gjetur vdekjen 675 klandestine nderkohe qe 331 eshte numri i klandestineve te cilet vazhdojne te rezultojne te zhdukur. Ky eshte bilanci tragjik i te gjitha mbytjeve te ndodhura gjate nje harku kohor prej 15 vjetesh gjate tentatives se deshperuar te klandestineve per te prekur token e premtuar. Tragjedi te cilat nuk do ti degjojme me por pa te cilat do ta kishim te veshtire te llogarisnim rendesine e kesaj dite. Ne radhet e viktimave nuk kane munguar gra femije te moshuar apo te rinj te cilet qe te gjithe kane pasur nje fat tragjik te perbashket. Por tragjedia e tyre nuk perfundon me kaq. Trupat e klandestineve te cilet kane qene me fatlume kane mundur qe te rikthehen prane familjeve te tyre dhe te kene nje varr. Nderkohe qe pjesa tjeter per shkak te mungeses se dokumenteve te identifikimit kane mbetur pa nje emer dhe jane varrosur ne nje prej varrezave te ngritur posacerisht per ta. E ngritur ne Itali ky vend mbledh te gjithe ata udhetare te perjetshem te cilet do te mbeten gjithmone anonim dhe per ta askush nuk do te kujtohet per te qare mbi varrin e tyre apo dhe ti vendosin nje lule. Varre te tilla jane me qindra te cilat do te mbeten perjetesisht ashtu pa nje emer. Por ka pasur edhe nga ata te cilet kane humbur ne thellesi te detit pa lene asnje shenje. Per ta banesa e tyre e fundit ka mbetur deti duke i shtuar me kete menyre nje brenge me te madhe personave qe kane lene pas. Persona te tille llogaritet qe te jene me qindra e ndoshta me mijera te cilet prehen ne thellesine e detit. Sot perkujtojme pikerisht keta individe te cilet sfiduan kushtet dhe kohen per te arritur ate qe prej Krishtlindjeve te gjithe ne do te mund ta arrijme pa rrezikuar asgje dhe pa na kushtuar asgje. Ne kujtim... in memoriam per tragjedite qe nuk do te shohim kurre me...

28 mars 1997

Anija shqiptare Kater i Rades mbytet pas perplasjes me anijen e marines italiane Sibilla. Ne bordin e anijes shqiptare te nisur nga brigjet e Vlores ne ate kohe trazirash kane qene rreth 100 vete. Perplasja shkakton edhe fundosjen e anijes dhe bashke me te edhe klandestinet shqiptare pjesa me e madhe gra dhe femije. Si rezultat 57 persona perfundojne ne fund te detit per te mos u nxjerre kurre ndersa 43 te tjere arrihen qe te shpetojne. Edhe pse kerkimet vazhduan gjate ate dite vetem kater prej trupave te pajete u nxoren ne breg. Ne lidhje me kete tragjedi u fajesua komandanti dhe stafi i anijes Sibilla te cilet u denuan nga gjykata italiane por qe gjyqi vijon tashme ne Apel.

Tetor 1997

Nje gomone e paidentifikuar kurre e nisur sipas informacioneve nga Vlora mbytet ne mes te kanalit te Otrantos. Autoritet italiane nuk e kane konfirmuar asnjehere gjetjen e ndonje shenje te ketij mjeti por sipas te dhenave te asaj kohe ne mjetin shqiptar dyshohet te kete pasur emigrante aziatike ose kurde qe jane lene ne mes te detit nga trafikantet qe ishin diktuar nga policia kufitare e vendit fqinj. Megjithate gomonia nuk u diktua me ne zonen e kontrolluar dhe nuk perjashtohet mundesia qe ajo te jete mbytur. Kjo pasi koha naten e ngjarjes ka qene shume e keqe dhe deti ka pasur dallge te medha.

21 nentor 1997

Nje gomone ne bordin e te ciles kishte klandestine shqiptare niset ne oret e vona te asaj dite nga brigjet e Adriatikut. Shpresa e 16 klandestineve pas shume burokracive per tu pajisur me vize dhe per te udhetuar drejt Italise ishte nje zgjidhje e detyruar. Ne nje gomone te vogel ndermoren nje aventure qe do tu kushtonte atyre jeten. Vetem pak kohe pasi ishin nisur nga brigjet e Durresit gomonia me klandestine shperthen ne afersi te Kanalit te Otrantos duke i marre jeten qe te gjithe pasagjereve te saj. Ne ate kohe si shkak i shperthimit u perfol marrja flake e nje prej motoreve te gomones.

9 shkurt 1998

Edhe ne kete rast ashtu sic kishte ndodhur jo me shume por tre muaj me pare shperthimi i nje gomoneje u merr jeten pasagjereve te paligjshem te saj. Gomonia me klandestine ishte nisur nga brigjet e Vlores por pa arritur kurre qe te prekte brigjet e Italise. Ne bordin e gomones dyshohet se ishin duke udhetuar pese persona te cilet qe te gjithe mbeten te vdekur diku te mbytur ne fund te detit. Shperthimi i gomones ka ndodhur serish si pasoje e marrjes flake te nje prej motoreve te saj ne afersi te Kanalit te Otrantos.

25 tetor 1998

Perplasja ndermjet dy gomoneve te nisura nga brigjet e Vlores shkakton tragjedine e radhes per klandestinet e pafate shqiptare. Gomonet qe kane pasur te njejten pike nisjeje jane perplasur si pasoje e nje manovrimi te gabuar nga ana e nje prej skafisteve. Perplasja shenohet ne afersi ishullit italian Safenos. Nderkohe qe per personat qe gjendeshin ne bord ka qene e pamundur shpetimi i tyre duke i lene ata si shume te tjere ne fund te detit. Numri i te vdekurve arrin ne 6 persona qe te gjithe shtetas shqiptare qe ishin nisur nje nate me pare nga brigjet e Vlores.

27 nentor 1998

Nje tjeter perplasje me gomone shkakton mbytjen e nje tjeter grupi emigrantesh qe ishin nisur gjate nates nga Shqiperia. Mungesa e sistemit te ndricimit te mjeteve klandestine lundruese te cilat ecnin me drita fikur per te shmangur policine italiane ka bere qe dy gomonet me klandestine te perplaseshin diku prane Brindizit. Nga perplasja njera prej mjeteve lundruese fundoset duke sjelle mbytjen e te gjithe pjesetareve qe ndodheshin ne bord. Policia italiane konfirmoi se ne radhet e viktimave ishin 7 persona te gjithe me kombesi shqiptare dhe ishin nisur nga Vlora.

27- 28 Maj 1999

Ne afersi te Otrantos ne Lece nje gomone me klandestine perplaset me anijen e Guardia di Financas. Anija italiane ne tentative per te ndaluar klandestinet i pret rrugen dhe e godet ate duke i sjelle asaj mbytjen e menjehershme. Sipas te dhenave te asaj kohe 5 klandestine mbeten te vdekur. Mes tyre u gjeten edhe trupat e pajete te 2 femije qe udhetonin se bashku me prinderit drejt Italise. Rojet bregdetare tentuan tu vinin ne ndihme klandestineve por deti i keq dhe erresira bene qe tentativa e tyre te ishte pothuajse e kote. Pas disa oresh kerkimi u gjeten trupat nderkohe qe nuk u mor vesh nese kishte te tjere te humbur.

15/16 gusht 1999

Mund te jete nje nga mbytjet me numrin me te madh te viktimave por qe asnjehere nuk eshte pranuar nga askush. Nje anije e vogel nisur ose nga brigjet shqiptare ose nga ato malazeze mbytet ne mes te detit por askush nuk mori vesh shkakun e kesaj mbytjeje apo numrin e sakte te viktimave qe ishin kryesisht rome dhe emigrante te huaj te ardhur nga Turqia ose Kina. Autoritet detare nuk e kane pranuar asnjehere nje fakt te tille dhe trupat e viktimave nuk u gjeten kurre dhe nuk dihet asgje per fatin apo identitetin e tyre. Dyshohet se barka mund te jete mbytur qellimisht nga trafikantet per te shmangur kapjen nga autoritet e Guardia di Financa.

1 Nentor 1999

Nje gomone perplaset ne kreshtat e Torre Cavallo ne Brindizi vdesin te mbytur ne det 6 klandestine qe ndodheshin ne bord. Sipas autoriteteve italiane shkak i kesaj mbytjeje ka qene perplasja e gomones me pjesen shkembore te bregut qe e ka care ne mes ate. Gomonia ka qene duke ecur me drita te fikura per te mos u diktuar nga rojet italiane dhe per pasoje nuk ka llogaritur sic duhet zonen shkembore qe u ka sjelle tragjedine e radhes klandestineve shqiptare. Trupat e pajete te klandestineve u gjeten ne breg pas 24 oresh kerkimi dhe sipas identifikimit te gjithe ishin shqiptare te nisur nga brigjet e Vlores.

30/31 dhjetor 1999

Mesnata e 30 dhjetorit duke u gdhire dita e fundit per vitin 1999 shnderrohet ne diten me tragjike per te gjithe ata shqiptare qe kishin ne gomonen e mbytur ne afersi te Kanalit te Otrantos te dashurit e tyre. Shkaqet e mbytjes se gomones mbeten ende mister. Por ajo cfare eshte e qarte mbetet fakti qe gomonia me klandestine u nis ate mbremje nga brigjet e Vlores per te mberritur drejt Italise. Tragjedia shkakton ne total 59 persona te vdekur. Qe nga ajo dite askush nga familjaret e klandestineve nuk do te merrte asnje lajm prej gomones. Tragjedia mesohet vetem dy jave me vone kur edhe rastesisht gjenden trupat e pajete te nje pjese te klandestineve. Gjetja e tyre beri qe te nisnin kerkimet per te zbuluar pjesen tjeter te pasagjereve te pafate.

4 maj 2000

Kater kilometra nga bregu i Salentos nje gomone e mbushur me emigrante jep sinjalin SOS duke shpresuar te shpetoheshin nga policia italiane e cila ndonese u vu ne alarm nuk gjeti dot ne kohe koordinatat e mjetit. Per pasoje klandestinet perfunduan ne det te hapur dhe u perpoqen qe te arrinin ne breg me not. Gjate kesaj tentative dy prej pjesetareve qe ndodheshin ne gomone gjeten vdekjen nderkohe qe 10 te tjere nuk arriten as te vdekur brigjet italiane. Ata u konsideruan te zhdukur dhe me gjithe kerkimet nuk u gjet asnje shenje e tyre. Nderkohe qe nga ana e policise u shpetuan disa klandestine qe kishin mbijetuar duke notuar deri ne afersi te bregut.

10 qershor 2001

12 klandestine shqiptare gjejne vdekjen pasi gomonia e tyre u mbyt pas nje defekti ne motor diku prane brigjeve te Barit. Gomonia e diktuar nga rojet bregdetare ka tentuar te largohet me shpejtesi por gjate manovrimit ka pesuar defekt dhe eshte detyruar te fundoset ne mes te detit. Policia italiane gjeti pas disa ditesh 5 trupat e pajete te klandestineve qe kishin provuar te notonin drejt bregut por pa arritur ta preknin ate kurre. Nderkohe qe sipas te dhenave rezultonte se mungonin edhe 7 klandestine te tjere te cilet sipas autoriteteve jane mbytur dhe trupat e tyre u konsideruan te zhdukur.

10 gusht 2001

Nje gomone me klandestine shqiptare mbytet ne afersi te Barit. Nga rrugetimi i gjate drejt Italise nga brigjet e Vlores gomonia humb dy motoret e saj pak milje pa mberritur ne destinacion dhe nga koha e keqe rrezikon te fundoset. Drejtuesit e saj japin alarmin por askush nuk arrin ne kohe per ti shpetuar. Disa arrijne me not deri ne breg duke shpetuar gjalle. Nderkohe qe disa te tjere jane shpetuar nga ndihmesit qe i shoqeronin duke i afruar deri ne breg. Megjithate as kjo ngjarje nuk do te kalonte pa viktima. Kufomat e gjetura jane 5 por jane edhe 7 te tjere humbur dhe nuk dihet asgje per fatin e tyre por me shume mundesi kane perfunduar ne fund te detit.

9 janar 2004

Cilesohet si nje nder tragjedite me te renda ku shume zera thone qe nje pjese derrmuese te fajit e ka pasur neglizhenca e drejtuesve te policise dhe ushtrise e cila nuk ka nderhyre ne kohe. Deti 7-ballesh shkakton mbytjen e gomones te nisur nga Vlora e cila gjendej jo shume larg bregut. Rreth 30 klandestinet e deklaruar ne ate kohe kane leshuar sinjalin SOS por pa dhene rezultate. Vetem te nesermen e asaj nate ne mesdite te mbijetuarve u vjen ndihma. Por kjo e fundit ka qene e kote per 28 klandestine te cilet nuk kishin mundur qe ti mbijetonin te ftohtit. 11 te mbijetuarit u percollen ne fillim per ne ishullin e Sazanit dhe me pas u shperndane ne spitalin e Vlores dhe Tiranes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›