E Shtunë, 31 Tetor 2026

Batalioni i Forcave Speciale te Ushtrise ne Zall Herr

Dita e martë nuk ishte si çdo ditë e zakonshme në Batalionin e Forcave Speciale të Ushtrisë në Zall Herr. Flamujt janë kaluar në gjysmë shtizë, ndërsa dy efektivë qëndrojnë në pozicion homazhi përballë godinës qendrore të batalionit, aty ku është vendosur fotografia e komandantit të grupit të vrarë në Afganistan, Feti Vogli. Edhe rreshtimi i trupave në mëngjes është kryer ndryshe nga ditët e tjera, përballë vendit ku ndodhet fotografia e oficerit dhe kolegut të tyre.Por vrasja e kolegut dhe shokut të tyre jo vetëm nuk i ka demoralizuar afektivët e Batalionit të Forcave Speciale, por i ka motivuar ata për t’u stërvitur dhe pregatitur më shumë në përballjet e ashpra në kuadër të angazhimeve në luftë për të mirën. Misionet e Forcave të Armatosura të Shqipërisë kanë qenë të shumta në këto 11 vjet, në shërbim të misioneve paqëruajtëse apo patrullime dhe aksione në zona të trazuara siç janë ato në Afganistan. Komandanti i grupit, Feti Vogli, është dëshmori i parë shqiptar në luftën dhe sakrificat për paqen në Botë. Të gjithë efektivët e Batalionit kanë qenë në banesën e Voglit për t’i shprehur ngushëllimet familjes dhe në banesën e Aleksandër Pecit, i plagosur në të njëjtin sulm në Kandahar, por të gjithë janë kthyer sërish në repart për të kryer me më shumë forcë dhe angazhim stërvitjen dhe detyrat e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›