E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni antidroge kapet nje kg heroine

Një sasi prej 1 kg heroinë është sekuestruar në Tiranë gjatë një operacioni antidrogë, ndërsa dy shtetas, posedues të saj, janë vënë në pranga nga policia. Të ndaluarit janë Fation Xhemal Kurti, 24 vjeç dhe Entel Pëllumb Hyka, 28 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata u arrestuan në flagrancë në rrugën “Nikolla Lena” në Tiranë, gjatë operacionit të realizuar nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të kësaj Drejtorie. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fation Kurti ju gjet dhe u sekuestrua sasia prej 1 kg lëndë pluhur e dyshuar narkotikë e llojit heroinë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndë narkotike e llojit Heroinë, 7  telefona celular të markave të ndryshme, një shumë e konsiderueshme parash e përfituar nga kjo veprimtari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›