E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shemben banesat në lagjen "Kodra e Priftit"

Nis shembja e banesave në lagjen "Kodra e Priftit" në Tiranë. Ky aksion u ndërmor nga policia bashkiake me preteksin se aty do të ndërtohet një kompleks pallatesh. Banorëve nuk u ka ardhur asnjë lajmërim, por menjehërë janë nisur fadromat për të hedhur banesat në tokë. Ata së shpejti do ngelen në rrugë , sepse Policia Bashkiake ka filluar rrënimin e shtëpive të tyre , me pretekstin se do ndërtohet kompleks pallatesh.
Keta banorë deklarojnë për Ora Neës , se shtëpitë i kanë blerë , dhe i kanë ndërtuar me ndjersën e tyre , pavarësisht se tapitë e premtuara nga ish pronari i tokave akoma nuk I kanë marrë , por u është thënë se janë në proces të legalizimeve .Ky është vetëm një paralajmërim për këta qytetarë , të cilët së shpejti do e shohin vetën e tyre në rrugë. sipas banorëve ky veprim nga ana e bashkisë behet sepse këta i përkasin komunitetit rom i cili gjithmonë është lënë jashtë kujdesjes dhe vëmendjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›