E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godina e Juridikut dhe Shkencave Sociale, konflikt mes studentëve dhe stafit akadamik

Zgjidhja që rektori ka dhënë për studentët e fakultetit të drejtësisë, ka ndezur konflikin mes studentëve dhe stafit akademik. Këta të fundit nuk do të pranojnë të rikthehen në mësim as të martën dhe as për aq kohë sa ministria do të japë një zgjidhje serioze për vijimin e mësimit. Pedagogë e studentë kanë protestuar përpara ministrisë, duke akuzuar rëndë se veprimet e fundit po cënojnë një prej fakuleteve më të rëndësishme.Rektori i Universitetit të Tiranës i ftoi studentët e drejtësisë dhe shkencave sociale të rikthehen në mësim të martën e ardhshme. Problemit të ndërprerjes së mësimit për shkak të godinës në rrezik me shembje të këtij fakulteti, i është dhënë një zgjidhje e përkohshme. Sipas rektorit Kule, mësimi për juridikun dhe shkencat sociale do të zhvendoset në disa shkolla të tjera të cilat kanë lejuar që studentët të zhvillojnë mësimin pasdite. Në mbështjetje të stafit akademik dhe studentëve të shkencave sociale e juridikut, është vënë edhe Lëvizja Rinore për Integrim, e cila sheh me shqetësim situatën në të cilën po vendoset arsimi i lartë publik. Nisur nga nevoja e madhe për ambjente universitare, rektori Kule ka njoftuar se vitin e ardhshëm do të nisë ndërtimi i një kampusi për universitetin e Tiranës, i cili do ti jepte një zgjidhje të kënaqshme problemit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›