Xhuveli: Ndërtimet dëmtojnë mjedisin
Ndërtimet e shumta që po bëhen në Shqipëri kohët e fundit , kanë dëmtuar rëndën mjedisin . Kjo ishte deklarata e Ministrit të Mjedisit Lufter Xhuveli, në ekspozitën e organizuar nga Ministria e Mjedisit , PNUDi, dhe Qeveria Hollandeze. Projekti ka për qëllim sensibilizin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për rolin e mjedisit dhe rehabilitimin e 9 zonave më të ndotura në Shqipëri .
Në këtë ekspozitë morën pjesë studentët e Akademisë së Arteve , ku përmes veprave të tyre theksuan se bukuria e Shqipërisë është përtej rrugëve , mureve , dhe ndërtesave . Keëta studentë u vlerësuan me katër çmime inkurajuese.