Shemben shtesat pa leje, ndërhyn inspektoriati urbanistik në Tiranë
Inspektoriati Ndertimor Urbanistik vijon me ndërhyrjet në ndërtesat, apo shtesat e paligjshme.
INU ishte në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë ku për shkak të ndërtimeve masive, shumë shtesa janë të paligjshme, duke shkelur hapur ligjin dhe në disa raste edhe duke zënë hapësirat publike.
Drejtori i Inspektoriatit, Florenc Hoxha, tha se insitucioni që ai drejton është i vendosur për të ndërhyrë pavarësisht incidenteve.
Ndërhyrjet e INU të bashkisë së Tiranës janë bërë intenisive për të shembur çdo ndërtim pa leje. Përgjatë ditës, por edhe në mbrëmje INU vijon me aksione në qëndër dhe periferi të kryeqytetit.