E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti Kristal leksion të hapur me akademikun e njohur,Theo Bosma

Theo Bosma, profesori i njohur në universitetin Witenborg të Hollandës, i njohur ndërkombëtarisht për hapjen e një qëndre profesionale për kërkimin cilësor, ishte i ftuari i universitetit Kristal në Tiranë.

Akademiku Bosma jep leksione në shumë universitete të botës, ndërsa në Kristal në leksionin e tij të hapur referoi temën Menaxhimi Global dhe Lidershipi, temë kjo që do të referohet në Hagë pas disa ditëve.

Stafi i akademikëve në universitetin Kristal kërkuan që të shtojnë bashkëpunimin e tyre me universitetin ku profesor Bosma është mësimdhënës për të nderuar në këtë mënyrë urat e komunikimit dhe specializimeve për studentët e universiteti Kristal.

Akademiku Bosma duke vlerësuar këtë universitet tha se është gati të bashkëpunojë me homologë në shumë vende të botës, ku do të asistojë që studentët e këtij universiteti të specializohen, të vazhdojnë studimet të thelluara pas universitare dhe ta shohin këtë si një mundësi të mirë punësimi. Për këtë akademiku kërkoi bërjen e drafteve dhe marrëveshjeve konkrete.

“Me universitetin Kristal dhe me universitet të tjera jemi gati të bërjmë marrëveshje e të bashkëpunojmë. Për konkretizimin e kësaj marrëveshje na duhet një draft dhe një plan konkret veprimi që do të na çojnë drej progresit akademik. Ne duam që universitetin Kristal ta vendosim në rrjetin e homologëve botërorë. Ajo që do të referoj këtu para jush është diversiteti që sipas mendimit tim dhe eksperincës time në mësimdhënie dhe në përvojën jetësore diversiteti është i lidhur me kulturën e një vendi, është një dedikim, një program që është individuar por i pranueshëm dhe për të tjerët tha ai.

Studentët të fakultetit të arteve në universitetin Kristal, performuan pjesë muzikore të njohur për ti uruar akademikut mirëseardhjen në këtë universitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›