Shemben tre ura ne Fier e Gjirokaster
RESHJET/ Rreth 4000 banore ne komunen e Strumit dhe 1000 banore ne Zhulat kane mbetur te izoluar
Qyteti i Fierit si pasoje e shirave te shumte ka probleme me energjine. Problem edhe kanalet kulluese
Nisin pasojat e para te dimrit. Reshjet e diteve te fundit kane bere qe te rikthehen rreshqitjet masive dhe fatkeqesite natyrore.
Ne komunen e Strumit te rrethit Fier si pasoje e reshjeve nje ure eshte shembur. Ura lidhte qendren e komunes me kater fshatra ku jane perqendruar me teper se 700 banesa dhe afro 4 000 banore.
Sipas ketyre te fundit ura qe kishte dhene shenja per shembjen e saj qe vitin e kaluar nuk ka mundur te perballoje shirat e pare te vjeshtes. Ne kishim paralajmeruar qe ishim ne rrezik tashme u bllokuam- thote Hetemi nje prej banoreve te fshatit Arapaj.
Mengjesin e se enjtes ura eshte gjetur pothuaj e permbysur mbi lumin qe pershkon fshatin. Ajo mesohet se eshte bere e pakalueshme dhe ka izoluar totalisht banoret e kater fshatrave te zones. Banoret te alarmuar kane kerkuar nderhyrjen e komunes specialiste te se ciles kane shkuar qe ne oret e para te mengjesit prane vendit te katastrofes.
Sipas kryetarit te komunes Strum Safet Ruko eshte e pamundur nderhyrja per riparimin e objektit te shembur pasi kerkohet ndertimi i saj teresor. Reshjet qe nuk kane ndalur pergjate gjithe dites se enjte nuk kane lejuar qe te zgjidhet ceshtja e izolimit te banoreve. Ura eshte ndertuar vetem tre vjet me pare dhe tashme kerkon fonde te tjera per te qendruar ne kembe.
Shirat dhe moti i keq kane lene pa drita si qytetin e Fierit ashtu edhe rrethinat e tij. Prefektura e Fierit konfirmoi demet qe jane shkaktuar ne siperfaqet e tokave bujqesore ndersa nga ana tjeter shprehet se jane marre masat per cdo emergjence. Kemi pasur deme te konsiderueshme nga permbytjet por me shqetesuese ka qene nderprerja e energjise elektrike.
Institucioni i prefektit ka komunikuar me ndermarrjen e CEZ-it por ka pasur edhe kontakte te vazhdueshme me te gjitha komunat me qellim nderhyrjen ne kohe rekord. Keshtu shprehet ne nje deklarate per shtyp qe ka nxjerre prefektura. Situate e rende sipas prefektures se Fierit eshte shenuar ne komunen e Mbrostarit.
Ne kete zone si pasoje e reshjeve eshte nderprere energjia dhe nuk ka punuar stacioni i pompimit duke rrezikuar permbytje te rende. Situata eshte zgjidhur pas ardhjes se energjise. Nderkohe qe situata me e rende vjen nga qendrimi i ujit ne siperfaqe.
Pra mungesa e sistemit te kullimit kete vit do te rrezikoje serish Fierin. Prefektura ka marre plan masash per situaten e dimrit si dhe per emergjencat e ndryshme qe mund te vijne nga reshjet apo nga kushte te tjera natyrore.
Gjirokaster izolohen 200 familje
Pervec demeve te tjera ne infrastrukture e ne ujesjelles ne qarkun e Gjirokastres duket se problematiken me te madhe te reshjeve te para te vjeshtes po e perballojne rreth 1 000 banore ne fshatin Zhulat te komunes Cepo. Prej dates 5 tetor ata jane teresisht te izoluar nga pjesa tjeter e rrethit.
Reshjet e rrembyeshme dhe prurjet e ujerave demtuan dy urat ne hyrje te fshatit duke e bllokuar cdo menyre levizjeje. Nderkohe edhe procesi mesimor eshte pezulluar pasi mesuesit e kane te pamundur te mberrijne ne shkolle duke qene se iu duhet te pershkojne me shume se 2 ore rruge ne kembe qe prej vendit se ku mberrin makina.
Kryetari i komunes Cepo Dragush Logli pohon se jane vene ne dijeni ne lidhje me kete problematike te gjitha institucionet pergjegjese. Shirat e dates 5 tetor shkaktuan shume probleme ne komunen tone kryesisht ne rruge e ujesjelles te cilat jane tejkaluar.
Problemi me i madh mbetet komuniteti i fshatit Zhulat i cili eshte i bllokuar. Kemi vene ne dijeni Institucionin e Prefektit Drejtorine e Pergjithshme te Emergjencave Civile dhe presim qe te nderhyhet ne menyre qe tu vihet ne ndihme banoreve dhe te rifilloje normalisht levizja dhe jeta e tyre e perditshme ka theksuar Logli.
Pervec permbytjes se akseve te brendshme rrugore te qytetit te Gjirokastres bizneseve e familjeve shirat e rrembyeshem shkaktuan edhe nje sere problemesh ne akse rurale si ne komunen Cepo apo ne fshatin Bence ne rrethin e Tepelenes.