Shembet galeria vdes minatori ne Bulqize
RISHM-i kishte urdheruar nderprerjen e punimeve ne kete zone per shkak te rrezikut qe mund tu kanosej minatoreve Fetah Shehu 55 vjec ka gjetur vdekjen per shkak te shembjes se nje masiv dheu ne nje nga galerite e zones D
Nje minator ka humbur jeten ndersa punonte pa leje ne nje miniere te braktisur ne qytezen e Bulqizes. Ngjarja ka ndodhur dje ne mesdite. Viktima eshte 55-vjecari Fetah Shehu. Grupi hetimor konfirmoi lajmin se minatori eshte gjetur i vdekur ne galerine 66 te zones D. Minatoret jane perpjekur per te nxjerre trupin e pajete nga galeria por ka pasur serish shembje ne galerine e 66-te. Ishin minatoret e tjere ata qe dhane menjehere alarmin. RISHM-i kishte urdheruar nderprerjen e punimeve ne kete zone per shkak te rrezikut qe mund tu kanosej minatoreve. Minatori ishte punonjes i firmes ACR por meqe nuk paguhej nga kjo kompani koncesionare kishte dale vete per te siguruar vete te ardhurat e dites. Trupi i pajete i minatorit ka qendruar per rreth 6 ore ne zonen D te galerise 66. Pasi eshte nxjerre ai eshte derguar menjehere ne spitalin e Bulqizes. Vete minatoret jane perpjekur te nxjerrin nga galeria trupin e pajete te 55-vjecarit duke rrezikuar edhe jeten e tyre per shkak se galeria e braktisur pritet te shembet nga momenti ne moment. Ne ndihme te tyre mberriten edhe grupi hetimor perfaqesues nga Prokuroria qytetare te shumtenderkohe pasdite mberriten edhe specialiste te RISHM-it dhe grupi i avarise se shpetimit. Grupi hetimor ka nisur hetimet per ngjarjen e rende qe i kushtoi jeten minatorit 55-vjecar. Ne minieren e Bulqizes ne tri vitet e fundit kane humbur jeten 27 minatore.
Ngjarja
Minatori Fetah Shehu i bllokuar mesditen e djeshme ne galerine 66 ne minieren e Bulqizes ka gjetur vdekjen pas shembjes se nje masivi dheu brenda saj. Policia mberriti menjehere ne vendngjarje dhe nisi hetimet. Minatori i moshes 55-vjecare kishte hyre ne galerine e braktisur ku ishte e ndaluar punimi ne menyre private per te nxjerre krom. Pas perpjekjeve te deshtuara te grupeve te shpetimit te Bulqizes per nxjerrjen e trupit te minatorit ka mberritur grupi i Avari-Shpetimit i nisur nga Tirana. 55-vjecari ishte duke nxjerre krom ne kete pjese te minieres e cila ishte e braktisur ne momentin ku nje masiv dheu eshte shembur duke e zene ate siper.
Jo larg ne kohe nje shperthim i ngjashem u shenua ne kete miniere ku nje minator vdiq dhe 8 te tjere u plagosen. Fillimisht u dha alarmi per bllokimin e tij ne thellesine e tokes dhe per nxjerrjen e tij u ngrit edhe nje grup kerkim-shpetimi por mesa duket mungesa e ajrit ose plaget e marra si pasoje e shembjes se dherave i kane shkaktuar atij vdekjen. Fetah Shehu ishte punonjes i kompanise ACR por ishte duke punuar privatisht ne galerine e braktisur. Nderkohe dy dite me pare dy persona humben jeten dhe nje i trete u plagos nga shembja e nje masivi dheu e guresh ne minieren e kromit ne fshatin Pac te Tropojes. Aksidenti ndodhi teksa tre minatoret po germonin per te nxjerre krom nga thellesite e tokes. Viktimat jane Dritan Neza 20 vjec dhe Erion Geci 23 vjec. Nga shembja e masivit te dheut mbeti edhe nje minator i plagosur i cili u cua menjehere drejt spitalit te Tropojes dhe pas mjekimit eshte jashte rrezikut per jeten. Kane qene minatoret e tjere qe kane pare ngjarjen dhe kane nxjerre trupat nga galerite ndersa njoftuan dhe policine.