E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Arrest me burg per Shullazin dhe Danin

Gjykata e Tiranes vendosi masen e sigurise Burg pa afat per Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin te cilet u ndaluan mbremjen e se martes ne afersi te 21 Dhjetorit ne kryeqytet. Arrestimi i Shullazit u krye pasi policia zbuloi ne makinen e tij arme pa leje pistoleta thika dhe disa maska. Emiljano Shullazi eshte nje emer i njohur per drejtesine shqiptare i cili eshte bere shpesh protagonist i incidenteve gjate fushatave elektorale ne vend nderkohe qe ka kryer edhe nje denim me 7 vjet burg per trafik droge.

Ne zgjedhjet e fundit Shullazi u ndalua ne Farke me 11 persona te armatosur ndersa gjate fushates se elektorale tentoi te shkaktonte trazira ne periferi te Tiranes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›